ARBEN AHMETAJT I BËJNË GJYQ KOMUNIST | E SHPALLIN PUBLIKISHT HAJDUT PA VENDIM PENAL GJYKATE.
- Erton Duka

- May 25, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Veprimtarët e “Lëvizjes Bashkë”, ishin duke zhvilluar një protestë përpara Kuvendit të Republikës, kundër rritjes së pagave për deputetët dhe për ministrat, kur papritmas aty u pa të kalonte ish-zv/kryeministri dhe ish/ministri i financave, z. Arben Ahmetaj.
Kaq u desh që protestuesit ta linçonin verbalisht, me fjalët hajdut, hajdut, hajdut..., ligjërime akuzuese të cilat i shoqëronin me hedhje kartëmonedhash të fabrikuara (fallco) drejt tij. Këto qëndrime protese, ndaj z. Ahmetaj, edhe pse jo etike nga pikëpamja e komunikimit politik dhe qytetar (pasi ndaj tij nuk ekziston ndonjë vendim penal gjykate i formës së prerë, i cili ta ketë shpallur fajtor për vjedhje të fondeve publike), janë produkte të një pushteti gjyqësor të kalbur dhe të degjeneruar në çdo qelizë të tij, i cili, ka frikë t’i ushtrojë kompetencat proceduriale penale dhe penale ndaj subjekteve që përfaqësojnë klasën shqiptare politike sunduese, por, i ushtron ato fort mirë, e fort bukur, ndaj shqiptarëve keqbërës që janë pa mbështetje politike, ose që nuk kanë pasuri materiale, e që nuk kanë mundësi financiare të blejnë indulgjenca penale, e thënë me fjalë të tjera, këtyre të fundit u punon qindin, ndërsa atyre të tjerëve, u rruan bishtin, vetëkuptohet, pasi ua shkumbos paraprakisht mirë e mirë me ujë të ngrohtë (se mos keqkuptoheni, se ua rruan më të thatë).









___.png)












































Comments