APPLE NËNSHKROI NJË PAKT ME SHTËPINË E BARDHË PËR SIGURINË E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE (AI) | APPLE ME AMAZON DHE GOOGLE PËR ZHVILLIMIN E SISTEMEVE TË SIGURTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 10, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Kompania Eipll (Apple) nënshkroi një premtim të ri ndaj Shtëpisë së Bardhë për të zhvilluar inteligjencën artificiale të sigurt dhe të besueshme.
Sipas një shënimi zyrtar nga kompania Cupertino, versioni i saj i inteligjencës artificiale (AI) për konsumatorët, i quajtur Apple Intelligence, tashmë do të integrojë indikacionet e Uashingtonit për mbrojtjen e të dhënave dhe përdorimin e sigurt të softuerit të avancuar.
Apple i bashkohet 15 kompanive të tjera të teknologjisë, duke përfshirë Amazon, Anthropic, Google, Inflection, Meta, Microsoft dhe OpenAI, të cilat janë zotuar të respektojnë rregullat bazë të Shtëpisë së Bardhë deri në muajin korrik të vitit 2023.
Në atë kohë, Apple nuk kishte asgjë të zbuluar ende për inteligjencën artificiale.
Në Konferencën Botërore të Zhvilluesve në muajin qershor, ajo zbuloi si Apple Intelligence ashtu edhe aftësitë gjeneruese të AI që do të sjellë në bordin e produkteve të saj kryesore.
Shtëpia e Bardhë, siç shpjegon faqja e internetit Techcrunch, e përcakton planin e saj si një hap të parë drejt zhvillimit të AI të sigurt dhe të besueshëm.
Në muajin tetor, presidentit Biden prezantoi një urdhër ekzekutiv të lidhur, i cili u pasua nga disa projektligje aktualisht në diskutim për të rregulluar më mirë modelet e inteleigjencës artificiale (AI).
Sipas angazhimit të kompanisë Eipll (Apple), kompanitë premtojnë të testojnë masat e sigurisë të modeleve të tyre përpara se t'i publikojnë ato.
Apple ka rënë gjithashtu dakord të zhvillojë sisteme etiketimi të përmbajtjes, të tilla si filigrani, për të ndihmuar përdoruesit të dallojnë përmbajtjen e krijuar artificialisht.
Një raport i veçantë i entit mediatik Bllumberg (Bloomberg) vë në dukje se Apple Intelligence do të vonohet me rreth një muaj.
Prandaj nuk do të jetë i disponueshëm në sistemin operativ iOS 18, por në iOS 18.1 pasues, që pritet në muajin tetor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments