top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANTIKRISHTI ËSHTË KTHYER | DËSHMITË E TIJ JANË KUDO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 4 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Te Libri i Zbulesës, për ndonjë arsye, harroi të përmendte Greta Thunberg-un.


Në librin e tij të fundit plot gjallëri, Ungjilli përshkruan se çfarë do të ndodhë kur të vijë apokalipsi; tërmete, kalorës të ligë dhe breshër e zjarr të përzier me gjak.


Por tani, në Luginën e Silikonit (Silicon Valley), fjalë të reja po u shtohen këtyre profecive të lashta.


Disa thonë se ushtarët këmbësorë të Antikrishtit janë tashmë këtu - dhe se ata përfshijnë znjsh.Thunberg, një aktiviste suedeze, si dhe burokracinë e Brukselit (kush ka qëndruar në radhë pasaportash në Belgjikë dhe nuk ka ndjerë se Fundi i Kohës kishte ardhur?).


Këto zbulesa të fundit nuk erdhën nga Libri i Zbulesës, por nga z. Petër Thill (Peter Thiel), bashkëthemeluesi i PayPal dhe Palantir.


Stili i tyre është mjaft i ndryshëm.


Libri i Zbulesës është një tekst ungjillor i shekullit të parë, i pasur me aludime dhe i veshur me anglishten e versionit të Mbretit Xheims (James).


Ai përdor shumë fraza të tilla si:

1- Dhe pashë një qiell të ri dhe një tokë të re”.


Z. Thill (Thiel) është një vëlla teknologjik i shekullit të 21-të, i pasur me para (26 miliardë dollarë, sipas disa vlerësimeve) dhe i veshur me bluza të zeza.


Ai përdor shumë fraza të tilla si:

1- Pra, është si, hajdeni”. Duket e pamundur që ai të citohet pas 2000 vjetësh.


Çfarë dreqin po ndodh - në një kuptim më të mirëfilltë se zakonisht?


Gjatë disa javëve të fundit, në një seri leksionesh jozyrtare dhe intervistash publike, z. Thill (Thiel) ka argumentuar se bota i është nënshtruar një doktrine të “Paqes dhe Sigurisë” për 50 vitet e fundit.


Ajo i është nënshtruar gjithashtu sundimit të organizatave të tilla si Bashkimi Evropian.


Siç thotë z. Thill (Thiel), siç thotë Ungjilli, slogani i Antikrishtit është “Paqe dhe Siguri”, se bota rrezikon sundimin e atij me shtatë koka.


Shkenca e z. Thill (Thiel) ia vlen të trajtohet me edhe më shumë kujdes sesa teologjia e tij.


Ai argumenton se entuziazmi i botës (dhe ndoshta i Antikrishtit) për sigurinë ka çuar në 50 vjet stanjacion në shumë fusha.


Ai është i shqetësuar për inteligjencën artificiale (IA) dhe Antikrishtin që pengojnë potencialin e teknologjisë.


Ai e e ka quajtur z. Nik (Nick) Bostrom, një filozof që shkruan për rreziqet e IA-së, një legjionar të Antikrishtit.


Të tjerë kundërshtojnë. Ideja e stanjacionit të përhapur shkencor është absurde”, thotë z. Martin Ris (Rees), Astronomi Mbretëror i Britanisë.


Z. Bostrom është më bamirës. “E kuptoj frustrimin e tij”, thotë operativi i supozuar i Satanit.


Ekziston një traditë madhështore e të folurit pa lidhje rreth Fundit të Kohës.


Të gjithë, nga perandori Neron te Bill Geits (Gates), janë akuzuar si Antikrishti.


Kryqtarët mesjetarë i shihnin ushtarët e Antikrishtit te armiku i tyre Saracenë.


Protestantët gjatë Reformimit mendonin se Papa ishte Antikrishti.


Për të tjerët, ai mishërohej te pronarët e pronave, të cilët, duhej të masakroheshin. (Gjenerata Rent mund të ndiejë njëfarë simpatie).


Çdo mishërim i Antikrishtit është më pak tregues i fuqisë demoniake sesa i zemërimit vetjak.


Z. Thill (Thiel), i cili, ka investuar në IA, e sheh Antikrishtin në rregullimin anti- IA.


Antikrishti ka qenë gjithmonë më pak antiKrisht sesa anti-ju.


Antikrishti tërheq gjithashtu sepse djalli është kaq djallëzisht tërheqës, siç e kanë zbuluar breza artistësh që janë përpjekur të kapin lavdinë e Perëndisë - dhe përfunduan duke lavdëruar aksidentalisht Satanin.


Shumë njerëz mund të zbulojnë se, ashtu si z. Xhon (John) Milton, janë të partisë së Djallit pa e ditur.


Sikur z. Thill (Thiel) të kishte mbajtur një fjalim të hapur mbi mënyrën se si përfitimet e inteligjencës artificiale mund të humbasin nga rregullimi tepër i zellshëm, ai do të ishte injoruar pothuajse plotësisht.


Të mbash një fjalim sekret është - tha ai - një dredhi mjaft e mirë marketingu; shtoni këtu Antikrishtin dhe është i papërmbajtshëm”.


Akuzat për aktivitetin e Antikrishtit janë gjithashtu të pamundura për t'u hedhur poshtë.


Z. Bostrom nuk duket shumë si një agjent i Antikrishtit (ai mban veshur një xhaketë të gjelbër).


Por, siç thotë ai, me një buzëqeshje që do të ishte e pahijshme të mos e përshkruaja si djallëzore, nuk e di kurrë se çfarë po bëj kur e fik kamerën.


Në ditët e sotme, akuza të tilla janë dukshëm jashtë mode.


Shkrimet e hershme të krishtera zienin me shfaqje halucinogjene, me demonë që shfaqeshin si luanë, bisha me brirë dhe gra të zhveshura.


Qyteti i Zotit” i Shën Agustinit është gjithashtu një qytet demonësh. (Teologu nuk merrte ketaminë, ndryshe nga disa tipa të teknologjisë).


Por fantazmat u bënë të papëlqyeshëm në Iluminizëm, ndërsa njerëzit kërkonin shpjegime racionale të së keqes.


Tani, demonët janë përsëri në marshim; shikoni shikuesin Ngram të Google, i cili, gjurmon përdorimin e fjalëve, dhe përmendjet e Antikrishtit rriten vazhdimisht pas vitit 2000.


Ndoshta kjo është provë se kjo është një epokë e Antikrishtit - ose ndoshta është provë se kjo është një epokë e të menduarit anti-Iluminist.


Kjo, edhe për mendjen më racionale, mund të ndihet paksa apokaliptike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page