top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANGLI: GEORGE ASLLANI U DËNUA ME 13 VITE BURG | U PËRPOQ TË VRISTE NIPIN E ISH-BASHKËSHORTES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 29, 2024
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Z. George Asllani, me moshë 59 vjeç, u dënua me 13 vjet heqje lirie në Angli.

Ai u akuzua për armëmbajtje pa leje dhe për vrasje të mbetur në tentativë, sepse, shtiu me armë zjarri mbi nipin e ish-bashkëshortes së tij, në Uollthem Kros (Waltham Cross), në muajin qershor të vitit 2022.

Aktin kriminal e kreu për shkak të disa mosmarrëveshjeve familjare, për motive pronësore në Shqipëri.

Në dëshminë e tij në gjykatë, z. Asllani deklaroi se ishte nën kërcënimin e mafias, dhe se vepronte me urdhër të një subjekti, të njohur si Komandanti.

I plagosuri është ende në fazë rikuperimi nga sulmi me armë zjarri që u ndërmuar ndaj tij dhe i paaftë fizikisht.

https://impressexaltsculptor.com/xwr71bic?key=5bef601c2af9f91065c072edad23fc2c Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page