ANADOLLAKËRISË DHE HULIGANIZMIT NË FUTBOLLIN SHQIPTAR I DUHET DHËNË FUND SIÇ IU DHA NË BRITANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 4, 2023
- 2 min read

Nga z. Erton Duka*.
*Drejtor i informacionit i Agjencisë Telegrafike Vox (Voks).
REDAKSIONALE | “Air Albania”, Tiranë, Shqipëri | Ndeshja e futbollit midis skuadrës së Tiranës, dhe asaj të Beshiktashit që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për fazën e dytë të kualifikueseve të Lidhjes së Konferencës (Coference League), ishte një shfaqe e shëmtuar, e cila u karakterizua nga sjellje jo-sportive, huliganeske, rrugaçërore dhe kriminale, akte jo sportive dhe të dënueshme penalisht, që çuan në ndërprerjen e saj.
Ndeshja filloi rreth 15 minuta me vonesë, por jo vetëm, ajo u rrezikua që të mos zhvillohej hiç, kjo për shkak se tifozët e të dyja skuadrave krijuan kaos dhe tension të panevojshëm, me qëllim që ta sabotonin ndeshjen pa filluar, për interesa që mbeten për t’u hetuar dhe gjykuar.
Tifozët e të dyja skuadrave u përplasën gjatë dhe pas ndeshjes, kryesisht në stadium dhe në vende publike, duke u gjakosur rrugëve të Tiranës, duke detyruar autoritetet shtetërore të ndërhynin për të shuar tensionet dhe klimën e dhunës artificiale dhe të panevojshme, e cila, e baltosi atmosferën sportive, dhe krijoi kushtet që skuadra e Tiranës të ndëshkohet në të ardhmen e afërt nga qeveria e futbollit (UEFA).
Mjete piroteknike, fishekzjarre dhe flakadene u hodhën nga tifozët në fushën e lojës, duke bërë që krijohej tym e blozë.
Si pasojë ndeshja u ndërpre, dhe skuadrat dolën nga fusha e lojës.
Tashmë është fakt i njohur botërisht, se tifozeritë e skuadrave të futbollit konsiderohen si turma nga të cilat krimi i organizuar nxjerr fitime finaciare të majme, duke u shitur drogëra, shitja e të cilave është ciklike, dhe e pambarimtë, që lidhet me çdo para dhe pas ndeshje.
Pikërisht tek ky aktivitet kriminal e ka burimin dhuna që karakterizon tifozeritë e botës së tretë, të cilat, gjoja për “sedër” dhe “nder” futbollistik, sulmojnë fizikisht njëra-tjetrën, gjer në atë fare feje, sa janë të gatshëme ta hanë të gjallë njëra-tjetrën.
E për çfarë?!
Për hiç asgjë.
Të tilla situata ndodhnin edhe në sadiumet e Britanisë së Madhe, para disa dekadave, ku dhuna, terrorri, huliganizmi, rrugaçëria dhe llumi i shoqërisë, nën efektin e drogërave dhe të alkoolit u vinin zjarrin statiumeve, por, autoritetet britanike i dhanë fund asaj atmosfere kriminale me dorë të hekurt, duke i këthyer stadiumet britanike në ato që duken sot, ku mblidhen masa gjigande tifozësh dhe ndeshja shkon mirë e bukur, e me lezet.
Nqs do të ketë vullnet dhe dëshirë nga autoritetet shqiptare, nga ligjbërësit dhe nga subjektet e hetimit të krimit serioz, atij të organizuar, dhe me prirje tejet të rënda kriminale, edhe stadiumet shqiptare mund të këthehen si ato britaniket, por, paraprakisht u duhen këputur “koqet” dhe u duhen dhënë në dorë atyre që nxjerrrin miliona euro nga tregëtia e narkotikëve nga turma e tifozerisë shqiptare, dhe nga turma e tifozerive të huaja, kur ato vijnë në Tiranë për të ndjekur skuadrat e zemrës.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)












































Comments