AMERIKË | POTHUAJSE 1/3 E GRAVE AMERIKANE TË MOSHËS 18-28 VJEÇ THONË SE JANË LGBTQ - SIPAS SONDAZHIT TË KRYER NGA GALLUP-i.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 5
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Pothuajse 1/3 e grave amerikane të moshës 18-28 vjeç tani thonë se janë LGBTQ.
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të Gallup-it, 9.3% e amerikanëve të rritur identifikohen si diçka tjetër përveç heteroseksualëve.
Trendi drejtohet kryesisht nga Gjenerata Z, ku pothuajse një e katërta e 19-28-vjeçarëve e përshkruajnë veten si LGBTQ.
“Nuk mendoja se do të arrinim 10 përqind kaq shpejt. Nuk jemi ende atje, por duket sikur mund të jetë vetëm disa vite larg”, tha CEO i Gallup-it, Xhef Xhouns (Jeff Jones).
Ndër brezat e rinj, biseksualiteti është më i zakonshëm, veçanërisht tek gratë.
Sipas sondazhit, pothuajse një e treta e grave në Gjeneratën Z identifikohen si LGBTQ, krahasuar me 12% të burrave të Gjeneratës Z.
Përqindja e personave transgjinorë mbetet e ulët, në 1.3% në përgjithësi, por Gjenerata Z dallohet me 4.1%.
Raporti tregon gjithashtu se identiteti ndryshon në varësi të përkatësisë politike.
14% e demokratëve (e të majtëve), 11% e të pavarurve dhe 3% e republikanëve (të djathtëve) identifikohen si LGBTQ.
Që kur Gallup-i filloi matjet në vitin 2012, përqindja e personave LGBTQ në Shtetet e Bashkuara është pothuajse trefishuar.
Në atë kohë, ajo ishte 3.5%.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments