AMERIKË | ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA I KËRKON BASHKIMIT EVROPIAN TË MBROJË TË DREJTAT E PAKICAVE KOMBËTARE DHE RACORE BRENDA KUFIJVE TË TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 minutes ago
- 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Raportuesi Special i OKB-së Nikolas (Nicolas) Levrat, për çështjet e pakicave, paralajmëroi të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet t'i japë fund standardeve të dyfishta për mbrojtjen e pakicave.
Ai tha se Bashkimit Evropian i mungojnë mjetet dhe motivimi për të adresuar në mënyrë efektive çështjet e pakicave brenda bllokut dhe se boshllëku duhet të mbyllet për të garantuar mbrojtje më të mirë të pakicave brenda Bashkimit Evropian.
Ndërsa Bashkimi Evropian ka prezantuar direktiva për të luftuar pabarazinë racore, ende ka nivele të përhapura të diskriminimit racor në shumë vende anëtare të tij.
Për shembull, pothuajse gjysma e njerëzve me prejardhje afrikane në Bashkimin Evropian përballen me racizëm dhe diskriminim në jetën e tyre të përditshme.
Ndër shqetësimet kryesore të eksperit të OKB-së Levrat është mungesa e diversitetit në stafin e Bashkimit Evropian; veçanërisht fakti që pakicat racore dhe etnike mbeten shumë të nën-përfaqësuara brenda institucioneve, organeve dhe agjencive të BE-së.
Sipas Statista-s (e cila, është një platformë online gjermane që specializohet në mbledhjen dhe vizualizimin e të dhënave), që nga viti 2024, punonjësit e Komisionit Evropian përbëheshin kryesisht nga individë italianë, belgë dhe francezë.
Shtetas nga vende si Qiproja, Sllovenia dhe Kroacia mbeten në mënyrë disproporcionale të nën-përfaqësuar.
Për më tepër, eksperti i OKB-së Levrat vëren se diskriminimi fetar është një tjetër çështje që Bashkimi Evropian ka pretenduar ta luftojë, por ende nuk ka zbatuar direktiva ose një plan gjithëpërfshirës për ta bërë këtë.
Kush, brenda Bashkimit Evropian, po i trajton sfidat me të cilat përballen hindutë, budistët, baha'itë dhe besimet e krishtera që përjetojnë margjinalizim?
Koordinatori për luftimin e antisemitizmit dhe nxitjen e jetës hebraike ka tre anëtarë të stafit; ekipi i koordinimit kundër racizmit përbëhet nga vetë Koordinatori dhe dy anëtarë të tjerë të stafit; ndërsa Koordinatori për luftimin e urrejtjes anti-muslimane nuk ka një ekip të dedikuar dhe merr mbështetje vetëm nga anëtarët e ekipit të njësisë së Sekretariatit të Përgjithshëm kur kërkohet.
Bashkimi Evropian ka qenë agjent i rasteve të ndryshme të keqtrajtimit racor në vitet e kaluara.
Për shembull, ministri i arsimit i Francës ndaloi veshjen e abajave në shkollat shtetërore në vitin 2023, duke deklaruar se nuk duhet të jesh në gjendje të identifikosh fenë e nxënësve vetëm duke i parë ata.
Rregullat e reja të strehimit të Danimarkës për të çmontuar geto synojnë banorët me origjinë jo-perëndimore.
Për më tepër, antisemitizmi është i pranishëm në rreth tre të katërtat e klasave të Bashkimit Evropian.
Eksperti Levrat mirëpriti mbështetjen financiare për iniciativat e shoqërisë civile të fokusuara te pakicat në vendet e treta.
Ai do të paraqesë raportin e tij të plotë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në muajin mars të vitit 2027.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments