top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË | NJË GJYKATËSE FEDERALE VENDOSI SE LUIXHI MANXHONE (LUIGI MANGIONE) NUK DO TË PËRBALLET ME DËNIM PENAL ME VDEKJE; SIPAS SAJ NUK POLTËSOHEN KËRKESAT E LIGJIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Z. Luixhi Manxhone (Luigi Mangione) nuk do të përballet me dënim penal me vdekje.


Më 30 janar 2026, gjykatësja Margaret Garnett rrëzoi akuzat penale për vrasje me armë zjarri.


Ai nuk do të përballet me dënimin me vdekje për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Braiën (Brian) Thompson, në muajin dhjetor të vitit 2024.


Gjyqtarja federale rrëzoi akuzën për vrasje, duke vendosur se nuk përmbushte kërkesën ligjore që vrasja të ndodhte gjatë një krimi tjetër dhune.


Prokurorët argumentuan se i pandehuri e kreu vrasjen ndërsa përndiqte viktimën, por, gjyqtarja tha se përndjekja nuk kualifikohet si krim dhune.


Si rezultat, si akuza federale për vrasje ashtu edhe një vepër penale me armë zjarri që lidhet me të u rrëzuan, duke u shkaktuar një pengesë prokurorëve që kishin kërkuar dënimin me vdekje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page