BASHKIMI EVROPIAN PARQITI PAKETËN E 20-të TË SANKSIONEVE KUNDËR RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Rusia do të ulet në tryezën e negociatave me qëllime të sinqerta vetëm nëse detyrohet ta bëjë këtë.
Kjo është e vetmja gjuhë që e kupton Rusia.
Kjo është arsyeja pse po i shtojmë përpjekjet tona sot. Komisioni po propozon një paketë të re sanksionesh, e njëzeta që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
Kështu njoftoi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen).
“Paketa e re e sanksioneve mbulon energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë”, tha Presidentja von der Leien (Leyen), duke u bërë thirrje 27 vendeve anëtare që të miratojnë shpejt këto sanksione të reja.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments