PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PO E VENDOS EMRIN E TIJ KUDO | NGA NDËRTESAT TE MONEDHAT; NGA ANIJET TE AEROPLANËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Përpjekja e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të riemërtuar Aeroportin “Washington Dulles” dhe “Stacionin Penn” të Qytetit të Jorkut të Ri sipas emrit të tij është vetëm shembulli më i fundit i dëshirës së tij për të lënë vulën e tij vetjake në të gjithë Amerikën.
Më shumë se çdo president i mëparshëm, ai e ka bërë identitetin e tij një element qendror të administratës së tij, duke emëruar ndërtesat dhe programet qeveritare sipas emrit të tij, ashtu siç bëri me perandorinë e tij të biznesit dhe mallrat e fushatës.
Kritikët e tij e quajnë këtë një megalomani që kufizohet me një kult personaliteti.
Presidenti tashmë i ka vënë emrin Qendrës Kenedi (Kennedy Center) - gjë që do të kërkonte ende një akt të Kongresit - dhe Institutit Amerikan të Paqes.
Në muajin nëntor, Departamenti i Burimeve zbuloi Kartën e Parqeve Kombëtare “Amerika e Bukur 2026”, e cila përmban një imazh krah për krah të Xhorxh Uashingtonit (George Washington) dhe Presidentit Tramp (Trump) për të përkujtuar 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Administrata ka filluar gjithashtu të përpunojë aplikimet nga prindërit me fëmijë të lindur midis viteve 2025 dhe 2028 për të marrë 1000 dollarë nga Departamenti i Thesarit për t'i depozituar në llogaritë Tramp (Trump).
Është lançuar gjithashtu “Trump Gold Card” me vlerë 1 milion dollarë, duke krijuar një proces të përshpejtuar për të huajt që të marrin leje për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Emri i tij është lidhur gjithashtu me pajisje ushtarake, të tilla si anije (“Klasa Tramp (Trump”, me imazhin e tij që ngre grushtin në pjesën e pasme) dhe avionët (“F-47”, që përfaqëson statusin e tij si presidenti i 47-të).
Departamenti i Thesarit ka planifikuar gjithashtu një monedhë njëdollarëshme me pamjen e Presidentit Tramp (Trump) për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hapi tjetër mund të jetë lidhja e emrit të Presidentit Tramp (Trump) me stadiumin e ri “Washington Commanders”.
Ndërkohë, zyrtarët e qeverisë dhe të sektorit privat kanë filluar t'i referohen në mënyrë jozyrtare programeve të ndryshme duke përdorur markën Trump.
Disa drejtues i kanë quajtur fëmijët që mund të lindin falë një shtytjeje për të ulur koston e trajtimeve të fertilitetit “Bebet Tramp (Trump)”.
Së fundmi, thashethemet kanë sugjeruar se disa zhvillues po punojnë në një plan për një klasë të re të banesave të nivelit fillestar të quajtur “Shtëpitë Trump”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments