NJERËZIT E PARË SHKELËN NË AMERIKË 23 MIJË VJET MË PARË | E VËRTETOI PROVA ME RADIOKARBON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Gjatë dy dekadave të fundit, arkeologët kanë zbuluar një sërë vendesh që tregojnë se njerëzit mbërritën për herë të parë në Amerikë qysh 16000 vjet më parë.
Disa studiues kanë eksploruar vende që kanë dhënë data edhe më të hershme, por studiues të tjerë kanë vënë në dyshim legjitimitetin e atyre zbulimeve, duke argumentuar se artefaktet e gjetura prej tyre nuk janë pa mëdyshje vepër e duarve të njeriut.
Tani, datimi me radiokarbon i materialit të lidhur me gjurmët e fosilizuara të njeriut në Parkun Kombëtar Uait Sends (White Sands) ka treguar se njerëzit jetonin në Amerikën e Veriut deri në 23000 vjet më parë. Gjurmët, janë pjesë e qindra shtigjeve të fosilizuara njerëzore, që arkeologët kanë gjetur në park, të cilat, kanë mbetur në ato që dikur ishin sipërfaqe me baltë, që rrethonin një liqen të zhdukur.
Një ekip, duke përfshirë arkeologun e Universitetit Kornell (Cornell), Tami Arbën (Tommy Urban), identifikoi një sërë gjurmësh të tilla, të lëna kryesisht nga adoleshentë dhe fëmijë më të vegjël se ta, që u mbivendosën njëra mbi tjetrën gjatë mijëvjeçarëve.
Datimi me radiokarbon i farave të bimëve ujore të gjetura poshtë dhe mbi gjashtë prej këtyre shtigjeve tregon se ato u krijuan midis 23000 më parë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


























Comments