AMERIKA DHA ALARMIN: SERBIA PO KRYEN DISLOKIM USHTARAK PRANË KUFIRIT ME KOSOVËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 1, 2023
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin alarmin: Serbia po grumbullon trupa në kufirin me Kosovën, skenën e përleshjeve të përgjakshme fundjavën e kaluar. Uashingtoni i kërkoi Beogradit t'i tërheqë menjëherë trupat, ndërsa NATO-ja i dha dritën jeshile vendosjes së forcave të reja në veri të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të vazhdojë të garantojë një mjedis të sigurt, për të gjithë njerëzit që jetojnë atje. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, Xhan Kërbi (John Kirby), në fakt ka bërë të ditur se Uashingtoni sheh një dislokim të rëndësishëm ushtarak serb përgjatë kufirit, duke përfshirë - saktësoi ai - instalimin të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësisë së këmbësorisë. Tensionet që rezultuan vetëm një javë më parë në Banjska, në përleshje të dhunshme mes serbëve dhe policisë lokale, të cilat, përfunduan me vdekjen e një agjenti kosovar, plagosjen e dy të tjerëve, dhe vdekjen e tre sulmuesve terroristë. Në këtë kontekst, NATO ka urdhëruar dërgimin e forcave shtesë te KFOR-i, misioni i Aleancës Atlantike në Kosovë, për t'u përballur me situatën aktuale, pasi tashmë kishte forcuar praninë e saj majin e kaluar. KFOR-i, saktësoi më pas një zyrtar, po shton praninë dhe aktivitetet e tij në veri të Kosovës, dhe në zonat përreth vijës kufitare administrative (me Serbinë, red.), për të vazhduar të kryejë mandatin e tij, për të ofruar një siguri dhe siguri për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Radhët e trupave të NATO-s do të plotësohen, nëse është e nevojshme nga ushtarët britanikë: Ministria e Mbrojtjes në Londër në fakt ka vënë në dispozicion të KFOR-it një batalion prej 500 deri në 650 ushtarë. Në një bisedë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Sekretari amerikan i Shtetit, Entëni Blinken (Antony Blinken) përsëriti nevojën e menjëhershme për të lehtësuar tensionet me Kosovën, dhe për t’u kërkuar llogari përgjegjësve për sulmet e fundit të dhunshme. “Unë nënvizova gjithashtu rëndësinë e zbatimit të plotë të angazhimeve të ndërmarra në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi vetë sekretari Blinken në rrejtin shoqëror virtual Iks (X). Nga ana e tij, presidenti serb Vuçiç mohoi të kishte nënshkruar urdhrin e nivelit më të lartë të përgatitjes luftarake, duke siguruar se, në zonën afër kufirit me Kosovën, Beogradi “nuk ka as gjysmën e trupave që kishte dy-tre muaj më parë.” Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)






















Comments