AMERIKA BESON SE UDHËHEQËSI I HAMASIT JAHJA SINUAR (YAHYA SINWAR) ËSHTË GJALLË DHE KA TË NGJARË TË FSHIHET NË NJË TUNEL NËNTOKËSOR NË GAZA ME PENGJE ATY PRANË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 9, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara besojnë se udhëheqësi i Hamasit, Jahja Sinuar (Yahya Sinwar) është gjallë dhe ka të ngjarë të fshihet në një tunel nëntokësor në Gaza me pengje aty pranë”, tha i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Bret Mek’Gërk (Brett McGurk).
“Jahja Sinuar (Yahya Sinwar) mbetet vendimmarrësi. Ai mbetet - ne besojmë - i gjallë dhe në një tunel nën Gaza, me pengje dhe ndoshta me pengje aty pranë”, tha ai.
Ky është përditësimi më i detajuar mbi statusin e z. Sinuar (Sinwar) nga një zyrtar i lartë amerikan në javët e fundit.
Në ditët e fundit, z. Sinuar thuhet se ka rivendosur kontaktet me zyrtarët e Hamasit jashtë Gazës, pas më shumë se një muaji që ata nik kishin dëgjuar prej tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































Comments