top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADA GJERMANE KONSTATON MUNGESË MBIKALIMESH PËR KAFSHËT E EGRA NË RRUGËT E MËDHA.

  • Writer: Erton Duka
    Erton Duka
  • May 31, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në Shqipëri po ndërtohen rrugë, por ato po ndërtohen duke shkelur të drejtat e kafshëve të egra, të cilat, rrugët e mëdha (autostradat) që janë ndërtuar rishtaz nuk janë në gjendje t’i kapërcejnë, duke u bllokuar kësisoj në zona të izoluara, dhe duke krijuar kushtet artificiale për asgjesimin e tyre. Ky akt konstatohet edhe nga Ambasada Gjermane https://www.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana e akredituar në territorin e Republikës së Shqipërisë, e cila, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj shoqëror virtual Facebook, përpiqet të sensiblizojë pushtetushtruesit mbi të drejtat e kafshëve të egra, duke u sjellë në vëmendje se mbi rrugët e mëdha, duhen ndërtuar mbikalime, që të mundësojnë dhe të lehtësojnë kalimin e kafshëve të egra, nga një zonë në tjetrën. Natyrisht që Ambasada Gjermane shprehet me standartet gjermane të ndërtimit të rrugëve, dhe jo me ato shqiptaret, ku vidhen qindëra e miliona euro, dhe nuk arrihet të ndërtohen mbikalime për njerëzit, e jo më për kafshët e egra, për të cilat, nuk i shkon rruhu ndër mendje askujt, për të cilat nuk do t’ia dijë askush, nga ata që e udhëheqin Shqipërinë nga fitorja në fitore, nga vjedhja në supervjedhje, e nga krimi në krim. Më poshtë gjendet postimi origjinal dygjuhësh i Ambasadës Gjermane, i postuar në Facebook. | Në disa vende në autostradat gjermane mund të shihni të ashtuquajturat "ura të gjelbërta". Kjo lloj ure është krijuar posaçërisht në mënyrë që kafshët të mund të kalojnë të sigurtë autostradën. Pa urat e gjelbërta, kafshët do të bllokoheshin në dy anët e rrugëve me shumë korsi. Urat e gjelbërta rikthejnë lëvizjen natyrore të kafshëve të egra, zvogëlojnë aksidentet dhe rrisin diversitetin e kafshëve. | Auf deutschen Autobahnen sieht man mancherorts sogenannte "grüne Brücken". Dieser Brückentyp wurden speziell entwickelt, damit die Tiere den Autobahn sicher überqueren können. Ohne grüne Brücken sitzen Tiere auf beiden Seiten der mehrspurigen Straßen fest. Die grünen Brücken stellen die natürliche Bewegung von Wildtieren wieder her, verringern Unfälle und erhöhen die tierische Vielfalt.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page