AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË SHPREH MBËSHTEJE MORALE PËR AUTORITETET E HETIMIT DHE GJYKIMIT PENAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 4, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar në faqen e saj zyrtare në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”, duke shprehur mbështetje morale për subjektet që ushtrojnë funksione në radhët e Pushtetit Gjyqësor. Ky reagim i saj vjen pas deklarimeve të z. Artan Tafani, tashmë i penduar (i cili, dekonspiroi për autoritetet e hetimit dhe të ndjekjes penale, një sërë krimesh ordinere, të kryera nga një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga z. Laert Haxhiu). Sipas deklarimeve të z. Tafani, grupi i strukturuar kriminal me urdhër të z. Haxhiu kishte në plan të vriste dy prokurorë dhe një avokat. KOMENTI I AMBASADËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS I POSTUAR NË “FACEBOOK”. Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre. https://www.facebook.com/photo?fbid=718418130313347&set=a.225301976291634 Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox










___.png)


















































Comments