top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË BOTOI DETAJE NGA VIZITA E SEKRETARIT BLINKEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 16, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Ambasada e ShBA-së në Tiranë zbardhi sot detaje nga takimet e Sekretarit amerikan të Shtetit Entëni (Antony) Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Sekretari Blinken pohoi se Shqipëria është kryesore në përballimin e kaq shumë prej sfidave, me të cilat përballemi, dhe se ne mund t’i përballojmë në mënyrë më efektive së bashku.

Sekretari Blinken falënderoi Shqipërinë për:

1- Mikpritjen e saj ndaj afganëve.

2- Mbështetjen e saj për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

3- Mbështetjen e saj për Ukrainën kundër pushtimit të tmerrshëm dhe të paprovokuar të Rusisë.

Ai vuri në dukje se lidhjet e biznesit midis dy kombeve vazhdojnë të rriten, dhe diskutoi nevojën për të vazhduar forcimin e reformës së pavarur në drejtësi, si pjesë thelbësore e nxitjes së rritjes ekonomike, dhe përpjekjeve për pranimin në Bashkimin Europian.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page