top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALMA KAÇI: MOS T’JU VIJË KEQ PËR GOJËN TIME POR PËR PUSHTETIN QË KUR SHKONI NËPËR ZYRA KËRKON T’JU SHKËRDHEJË GRATË DHE MOTRAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 13, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Znj. Alma Kaçi, në një prononcim mediatik deklaroi se vendimi penal i shqiptuar nga gjykata për çështjen e saj, dhe të z. Safet Gjici, tregoi se drejtësia penale në Shqipëri është e politizuar.

Znj. Kaçi, i rikujtoi shoqërisë shqiptare se qëllimi i saj ishte demaskimi i funksionarit në zyrën e shtetit, dhe se opinionit publik nuk duhet t’i vijë keq për gojën e saj, por, për pushtetin, që po abuzon me qytetarët.

Znj. Kaçi deklaroi sa më poshtë vijon: “Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik, dhe për t’i demonstruar njerëzve, se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto. Unë mora përsipër shumë rreziqe, sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time. Kam lexuar shumë komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar-s’je paguar. Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time. Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët. Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page