REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | BASHKËKRYETARJA E AfD-së ALIS VAJDEL (ALICE WEIDEL): TANI JEMI PARTIA MË E MADHE NË GJERMANI.

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Bashkëkryetarja e Alternativës për Gjermaninë (Alternative für Deutschland) Alis Vajdel (Alice Weidel) i kërkoi kancelarit federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) të nxjerrë pasojat e rezultateve zhgënjyese të CDU-së në zgjedhjet rajonale.
Ajo i tha entit mediatik vendor “ZDF” se CDU-ja kishte arritur rezultate kaq zhgënjyese në Meklenburg-Vorpomern (Mecklenburg-Vorpommern), në Berlin dhe në nivel federal edhe sepse, sepse tani ne jemi partia më e madhe në Gjermani.
“Dhe kjo do të thotë qartë, në nivel federal, se Friedrich Merz duhet të marrë përsipër pasojat.
Ai duhet ta bëjë këtë për partinë e tij dhe gjithashtu për Gjermaninë”, - tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments