ALGJERIA SFIDON VETËVETEN | SYNON MBJELLJEN E 1 MILIONË PEMËVE NË 24 ORË NË 58 PROVINCA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 2 min read

Algjer, Algjeri | Në Algjeri, Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pylltarisë dhe një shoqatë kombëtare mjedisore, ka nisur një sfidë; të mbjellë një milion pemë në një ditë të vetme në 58 provinca të Afrikës së Veriut, përfshirë ato në Sahara.
Njoftimi për këtë iniciativë, unike dhe të pashembullt në Algjeri, u bë në një video të përbashkët ku morën pjesë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, jasin (Yacine) El Mehdi Ualid (Oualid), dhe z. Fuad Malla (Fouad Maalla), president i shoqatës ambientaliste EL Djazair El Khadra “Algjeria e Gjelbër”.
Në video, kreu i ministrisë i drejtohet presidentit të shoqatës, duke i thënë:
1- “Fuad, le të mbjellim një milion pemë në një ditë të vetme, në 24 orë, a mund ta bëjmë”?
Aktivisti mjedisor përgjigjet:
1- “Mund ta bëjmë, me vullnetin e Zotit. Më 25 tetor, të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë iniciativë, të gjitha segmentet e shoqërisë”.
“Pjesëmarrja e ministrit në këtë iniciativë do t'i japë një rezonancë dhe vrull të madh operacionit dhe do të sigurojë disponueshmërinë e burimeve të nevojshme”, shtoi ai.
Presidenti i shoqatës Algeria Verde, e cila, ka 2.8 milionë anëtarë në faqen e saj zyrtare në Facebook, theksoi se transporti do të garantohet dhe se do të sigurohen një milion fidanë pemësh.
Sipas aktivistit mjedisor, pemët do të mbillen në mënyrë profesionale, duke zgjedhur lloje shkurresh të përshtatshme për natyrën, klimën dhe terrenin e secilit rajon, dhe duke siguruar ujitje të rregullt dhe mbrojtje nga kullotja e pakontrolluar.
Në një postim në llogaritë e tij në mediat sociale, Ministri Jasin Ualid (Yacine Walid) ftoi familjet, qytetarët dhe shoqatat të marrin pjesë në këtë ngjarje mjedisore, më e madhja e këtij lloji në historinë e Algjerisë.
Le ta bëjmë këtë ditë një ngjarje kombëtare mjedisore dhe të demonstrojmë se algjerianët janë të aftë të përballen me sfidën... Slogani i fushatës është: “Do të jetë e gjelbër, me vullnetin e Zotit”.
Në të njëjtin kontekst, dhe në përputhje me përpjekjet e bëra nga kompania për të ulur emetimet e karbonit nga fushat e saj të naftës dhe gazit, “Sonatrach”, gjiganti shtetëror i energjisë i Algjerisë, njoftoi vitin e kaluar një mega-projekt për të mbjellë mbi 400 milionë pemë në rajone të ndryshme të vendit.
Algjeria, një vend mesdhetar, është më i madhi në Afrikë dhe i dhjeti më i madhi në botë, me një sipërfaqe prej mbi 2.38 milionë kilometrash katrorë, mbi 80% e së cilës është shkretëtirë ose tokë e thatë.
Pyjet mbulojnë një sipërfaqe totale të vlerësuar prej 4.15 milionë hektarësh, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve të Algjerisë, që përfaqëson vetëm rreth 3% të sipërfaqes totale të vendit.
Në vitet e fundit, përveç thatësirës dhe reduktimit progresiv të mbulesës pyjore, Algjeria është përballur edhe me zjarre shkatërruese pyjore që kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë pyje, shkurre mesdhetare dhe hapësira të gjelbra, duke lënë plagë të thella në ekosistemin e vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments