top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALEKO MYRTELLARI PLAGOSI GRUAN SEPSE E AKUZONTE SE PRISHTE PARATË PËR TË BLERË VARËSE FLORIRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 9, 2023
  • 1 min read

Korçë, Shqipëri | Gjykata e Korçës ka shqiptuar masën e sigurimit personal “arrest me burg”, ndaj z. Aleko Myrtellari, me moshë 46 vjeç, sepse akuzohet se goditi me thikë bashkëshorten e tij. Z. Myrtellari ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit, dhe është justifikuar për krimin e rëndë duke akuzuar gruan se i prishte paratë, dhe nuk edukonte fëmijët. “Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas, dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu, dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare, dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin. Tre ditë më parë, 46-vjeçari u vetëdorëzua në policinë vendore pas disa ditësh në arrati, ndërkohë që bashkëshortja e tij 38-vjeçare ndodhet tek spitali i traumës, drejt të cilit u transportua me helikopter për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page