top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALARM NË ITALI | MIKROPLASTIKAT E GJETURA NË VEZORE DHE NË PLACENTA PARAQESIN RREZIK PËR FERTILITETIN; 14 NGA 18 GRA KISHIN GRIMCA PLASTIKE NË LËNGUN E TYRE FOLIKULAR.

  • Jul 23
  • 2 min read
ree

Romë, Itali | Mikroplastikat kërcënojnë pjellorinë femërore, me grimca që gjenden në placentë dhe vezore.


Një studim i koordinuar nga z. Luixhi (Luigi) Montano dhe i kryer mbi gratë që i nënshtroheshin teknikave riprodhuese të asistuara mjekësisht zbuloi se 14 nga 18 paciente kishin mikroplastikë në lëngun e tyre folikular.


Një kontaminim potencialisht i aftë të ndryshojë cilësinë e oociteve, duke prishur ekuilibrin hormonal dhe duke kompromentuar pjellorinë.


Paralajmërimi i parë erdhi në vitin 2020, nga z. Antonio Ragusa, atëherë drejtues i obstetrikës dhe gjinekologjisë në spitalin Fatebenefratelli-Isola Tiberina në Romë.


Studiuesi dhe ekipi i tij, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Markes (Marche), gjetën grimca plastike në gjashtë placenta nga gra të shëndetshme.


Sipas znj Silvia Vakari (Vaccari), presidente e FNOPO-it (Federata Kombëtare e Shoqatave të Mamive), këto të dhëna shkencore janë një thirrje zgjimi që nuk mund ta injorojmë më; mbrojtja e pjellorisë dhe shëndetit riprodhues të grave tani është një përparësi absolute e shëndetit publik.


Është e nevojshme të monitorohet, informohet dhe parandalohet ekspozimi, veçanërisht midis grupeve më të prekshme, siç janë gratë shtatzëna ose gratë në moshë riprodhuese.


Në verë, ekspozimi i pavullnetshëm rritet. Temperaturat e larta nxisin çlirimin e substancave toksike nga materialet plastike, një fenomen i njohur si desorbim.


Rreziku rritet me nxehtësinë, sepse nxehtësia lehtëson kalimin e mikroplastikës nga objektet në trupin tonë”, paralajmëron znj. Vakari (Vaccari).


Shishet e ujit të lëna në diell, enët e ngrohura në mikrovalë, qeset e çajit ose gotat e letrës së dyllosur janë burime të zakonshme kontaminimi, shpesh të anashkaluara.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page