top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“AL-HADATH”: TRUPI I MUHAMMED SINUARIT U GJET NË GAZA; 125 TË VRARË NË SULMET E USHTRISË SË IZRAELIT NË GAZA GJATË NATËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Gazë | Trupi i z. Muhammed Sinuar (Sinwar), udhëheqësit de facto të Hamasit, u gjet në një tunel në Kan Junis (Khan Younis), pranë Spitalit Evropian, i cili, u bombardua vazhdimisht nga Ushtria e Izraelit (IDF) pesë ditë më parë.


Transmetuesi saudit “Al-Hadath” raportoi këtë, duke cituar burime.


Sipas “Al-Hadath”, në tunel u gjetën edhe trupat e dhjetë bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, përfshirë atë të komandantit të Brigadës Rafah, Muhammad Shabana.


Të martën e kaluar, IDF dhe Shin Bet kryen një sulm të synuar ndaj infrastrukturës nëntokësore në Spitalin Evropian, pasi morën informacione që tregonin se z. Sinuar (Sinwar), i cili, pasoi vëllain e tij Jahja (Yahya) pas vrasjes së tij në muajin tetor, kishte mbledhur zyrtarë të lartë të Hamasit në tunel.


Për ditë të tëra, Ushtria e Izraelit (IDF) vazhdoi të bombardonte vendin, duke i penguar ekipet e shpëtimit të afroheshin.


Izraeli ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e z. Sinuar (Sinwar) ose të z. Shabana.


Sipas burimeve mjekësore palestineze të cituara nga mediat e Gazës, rreth 125 persona u vranë në Rrip gjatë natës, përfshirë dhjetëra në al-Mauasi, pranë Kan Junisit (Khan Younis), dhe 55 në Qytetin e Gazës.


Mbrojtja Civile e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se sulmet ajrore izraelite të sotme vranë të paktën 33 persona, më shumë se gjysma e tyre fëmijë.


Sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, Mahmud Bassal, 22 veta u vranë në një sulm ndaj disa tendave që strehonin palestinezë të zhvendosur në Al-Mauasi, në jug të territorit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page