AKUARIUMI I KHARKIVIT KA TRANSFERUAR GJITARËT KUDO KU KA MUNDUR: DY BALENA U TRANSFERUAN NË VALENCIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20, 2024
- 1 min read
Valencia, Mbretëria e Spanjës | Specialistët e gjitarëve detarë nga Oceanografic i Valencias dhe akuariumet amerikane të Georgia Aquarium dhe SeaWorld kanë kryer një operacion ndërkombëtar të rrezikshëm për të shpëtuar dy balena të bardha nga Dolphinarium Nemo në Kharkiv, qyteti ukrainas i shkatërruar nga lufta, dhe për t'i transferuar ato të sigurta në Spanjë.
Qeveria e Valencias e njoftoi këtë kur festoi suksesin e operacionit të shpëtimit.
Vija e frontit në Kharkiv, e ekspozuar ndaj bombardimeve të shpeshta ruse, ndodhet rreth një km larg Dolphinarium Nemo, prandaj u vendos që të evakuohen nga struktura dy ekzemplarët, balenat e bardha dhe të transferohen nga Oceanografic në qytetin mesdhetar juglindor, në një operacion kompleks logjistik për të mbuluar mbi 4000 km distancë.
Gjitarët, një mashkull 15-vjeçar i quajtur Plombir dhe një femër 14-vjeçare me emrin Miranda, mbërritën në destinacionin e tyre natën e 18 qershorit në kushte delikate shëndetësore dhe pas një udhëtimi të gjatë nga zona e konfliktit.
“Ky shpëtim, i kryer në një situatë rreziku ekstrem, përfaqëson një sfidë historike në nivel global përsa i përket mbrojtjes së kafshëve”, siguroi guvernatori i Generalitat Valenciana, Karlos (Carlos) Mozon.
Plombir dhe Miranda mbërritën në Valencia në gjendje të mirë, por nëse do të kishin mbetur në Dolphinarium Nemo ata ndoshta nuk do të kishin mbijetuar.
Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, objektit i është dashur të evakuojë disa nga kafshët e tij, duke përfshirë foka, luanë detarë dhe delfinë, për t'i shpëtuar nga bombat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments