AKTORI DHE REGJIZORI LEGJENDAR ME ORIGJINË IRLANDEZE RABRT (ROBERT) REDFORD VDIQ NË MOSHËN 89 VJEÇARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 16
- 4 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Z. Rabrt (Robert) Redford, aktor, regjisor dhe veprimtar, ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij, në shtëpinë e tij në Provo, Utah, u konfirmua për entin mediatik “New York Times” nga znj. Sindi Bergër (Cindi Berger), CEO e firmës së reklamave Rogers & Cowan Pmk.
Z. Redford vdiq në gjumë.
Një yll i ekranit tërheqës që u bë regjisor fitues i çmimit Oscar, ai bëri filma të suksesshëm që shpesh e ndihmonin Amerikën të kuptonte veten.
Jashtë shesh xhirimit, idhulli i filmave “The Way We Were”, “All the President's Men”, “Three Days of the Condor” dhe “The Sting” ishte bërë më pas zëdhënës i kauzave mjedisore dhe kishte promovuar lëvizjen e kinemasë së pavarur të lidhur me Festivalin e Filmit Sundance.
Ai e urrente qasjen hollivudiane, e cila, sipas mendimit të tij, tentonte ta banalizonte kinemanë dhe donte që filmat e tij të kishin gjithmonë një peshë kulturore, shpesh duke trajtuar tema komplekse si zia ose korrupsioni në politikë, të bëheshin të arritshme dhe intensive për publikun edhe falë karizmës së tij të jashtëzakonshme.
Në të 40-at, ai i ishte kthyer regjisorisë dhe kishte fituar tashmë një çmim Askër (Oskar) për filmin e tij të parë me metrazh të gjatë, “Ordinary People” (1980), që flet për shpërbërjen e një familjeje të klasës së mesme të lartë pas vdekjes së një djali.
“Ordinary People” fitoi tre çmime të tjera Oskar, përfshirë çmimin për Filmin më të Mirë, por ndoshta ndikimi i tij më i madh ishte si pionier dhe promovues i kinemasë së pavarur.
Në vitin 1981, ai themeloi Institutin Sundance, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për kultivimin e zërave të rinj kinematografikë.
Tre vjet më vonë, ai mori përsipër një festival filmi në Utah që po përballonte vështirësi dhe, disa vjet më vonë, e riemërtoi atë sipas institutit.
Në vitin 2002, ai fitoi gjithashtu një çmim nderi Askër (Oscar).
I lindur në Santa Monika të Kalifornisë, nga znj. Marta W. Hart, shtëpiake, dhe babai i tij, Çarls Rabrt (Charles Robert), një shitës qumështi me origjinë irlandeze, z. Redford pa nënën e tij të vdiste në moshën 41 vjeç, kështu që ai braktisi studimet në vitin 1956 dhe u largua për në Itali dhe Francë për të ndjekur një jetë si artist.
Ishte Depresioni, kishte pak para dhe prindërit e mi kishin humbur gjithçka.
Ata ishin transferuar në Kaliforni nga Çikago për të jetuar në një rimorkio.
Disa miq të prindërve të mi, duke u ndjerë keq për barkun që po i rritej nënës sime, ranë dakord të na vendosnin në vilëzën e tyre.
Me flokë të kuq irlandezë dhe një fytyrë të rrudhur që në moshë të re, ai ishte perfekt në çdo rol (përveç ndoshta të keqbërësit).
Ai e mishëroi më së miri heroin pozitiv dhe romantik, atë që çdo nënë amerikane do ta donte si dhëndër.
Në vitin 1958, pas disa roleve në seriale televizive (The Untouchables, Perry Mason, Alfred Hitchcock Presents dhe The Twilight Zone), ai debutoi në ekranin e madh me “War Hunt”, ku luajti edhe z. Sidnei Pollak (Sydney Pollack), i cili më vonë, si regjisor, e bëri aktorin e tij të veçantë.
Ai fitoi çmimin Golden Globe për Aktorin më të Mirë të Ri në vitin 1966 për rolin e tij si producenti biseksual i martuar me znj. Netlli Ud (Natalie Wood) në “The Strange World Of Daisy Clover”.
Pastaj erdhi western-i i z. Orthër (Arthur) Penn Hunt me znj. Xhein (Jane) Fonda dhe z. Marlon Brando, dhe në vitin 1969, me z. Poll Njumen (Paul Newman), ai u shfaq përsëri në një western kult të drejtuar nga z. Xhorxh Roi Hill (George Roy Hill), “Butch Cassidy”.
Z. Hill dhe i njëjti çift punuan më pas në një film tjetër kult në vitin 1973, “The Sting” (7 çmime Oscar).
Për shumë njerëz, z. Redford është Hubbell romantik me dashurinë e tij të torturuar për Katie Molosky (Barbara Streisand), një militante komuniste krejtësisht e ndryshme nga ai në filmin “The Way We Were” të z. Pollak (Pollack), ose “The Great Gatsby” në filmin e vitit 1974 të z. Xhek Klleiton (Jack Clayton), bazuar në romanin me të njëjtin emër nga z. Frensis Skot Ficgerald (Francis Scott Fitzgerald), në të cilin, ai është Xhei (Jay) romantiku.
Me z. Polak (Pollack) më pas erdhi filmi western me titull “Red Crow You Shall Not Have My Scalp” dhe historia e spiunazhit “Three Days Of The Condor”.
Me një aktor tjetër kult, z. Dustin Hoffman, ai luajti në “All The President's Men”, në rolin e z. Bob Udard (Woodward), një nga dy reporterët politikë që zbuluan skandalin Uotërgeit (Watergate) që çoi në shkarkimin e Presidentit Nikson (Nixon).
Debutimi i tij i suksesshëm si regjisor erdhi në vitin 1980 me “Ordinary People”, për të cilin fitoi çmimin Oscar për Regjisorin më të Mirë.
Vitin pasardhës, ai mori drejtimin e Festivalit të Filmit Sundance, duke e bërë atë vitrinën kryesore në botë për kinemanë indie amerikane.
Duke qenë ende regjisor, ai drejtoi filmin “Milagro” në vitin 1988 dhe melodramën me protagonist z. Brad Pitt, “A River Runs Through It”.
Ai gjithashtu drejtoi filmat “Quiz Show” dhe “The Horse Whisperer”, bazuar në romanin më të shitur të z. Nikolas (Nicholas) Evans.
Në vitin 2007, ai e drejtoi përsëri znj. Merill Strip (Meryl Streep) në filmin “Lions For Lambs”, dhe dy vjet më vonë prodhoi “The Motorcycle Diaries”.
Një deklaratë e aktorit dhe regjisorit në vitin 2006 në Lido, ku ai prezantoi “The Company You Keep”, një triller rreth politikës dhe angazhimit, jashtë konkurrencës, mjafton për të demonstruar angazhimin e tij politik dhe shpirtin e tij pasionant.
“Çdo brez ka mundësinë të bëhet një udhëheqës i kohës së vet. Më trishton të shoh se i imi është aq i korruptuar sa nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi, gjë që është edhe detyra jonë ndaj të rinjve të sotëm.
Duhet të lëmë pas diçka të mirë në vend të një bote që po kalbet”, pat thënë ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments