AKSIDENT RRUGOR NË AKSIN RRUGOR “SHKODËR-VELIPOJË” | DREJTUESJA E AUTOMJETIT ZANA KOLA NËN PROCEDURË PENALE: PËRPLASI KËMBËSORIN GJOVALIN NIKOLLI I CILI VDIQ NË VEND.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, znj. Zana Kola, duke drejtuar automjetin u përfshi në aksident automobilistik, duke përplasur z. gjovalin Nikolli, i cili, mbeti i vdekur në vend.
Njoftim | Shkodër/Informacion paraprak.
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.
Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare