top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË FUSHË-KRUJË | 3 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18
  • 1 min read
ree

Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:

1- Një aksident automobilistik ngjau në Fushë-Krujë; një automjet tip “Audi R8” (me ngjyrë portokalli) dhe një tjetër i tipit “Mercedes Benz” u përplasën mes tyre.


Si pasojë, tre veta mbetën të plagosur.

Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.
Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.

Njoftim | Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.


Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page