AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AFËRSI TË FSHATIT LEMINOT TË MALIQIT | PËR PASOJË MBETI I VDEKUR ABEDIN SALILLARI BANUES NË VELITËRNË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 13, 2025
- 1 min read

Maliq, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në afërsi të fshatit Leminot, të Maliqit.
Për pasojë mbeti i vdekur z. Abedin Salillari, me moshë 68 vjeç.
Njoftim | Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasi A. S.
Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit




___.png)

























Comments