AJOLA XOXA (BASHKËSHORTJA E KRYETARIT TË ARRESTUAR TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ) U PARAQIT NË SPAK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 19
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Znj. Ajola Xoxa (bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj) u paraqit në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) - rreth orës 11:00.
Akti i paraqitjes lidhet me zbatimin e masës së sigurimit vetjak të shqiptuar ndaj saj nga Gjykata e Posaçme (GjKKO) “detyrim paraqitje”.
Znj. Xoxa është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë).
2- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
3- “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios