AJOLA XOXA (BASHKËSHORTJA E KRYETARIT TË ARRESTUAR TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ) SËRISH NË HETIM PENAL NGA SAPK-u PËR FSHEHJE TË ARDHURASH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e vendosi sërish nën hetim penal paraprak znj. Ajola Xoxa.
Bëhet falë për shkeljen penale të parashikuar si:
1- “Fshehje të ardhurash”.
Ajo është nën hetim për veprat penale të parashikuara si:
1- “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë).
2- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
3- “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments