AGJENTI I SHËRBIMIT SEKRET KLINT (CLINT) HILL QË HIPI NË LIMUZINËN E ISH-PRESIDENTIT TË VRARË XHAN F. KENEDI (JOHN F. KENNEDY) VDIQ NË MOSHËN 93-VJEÇARE | GJITHË JETËN E KONSIDEROI VETEN FAJTOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 25
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Z. Klint (Clint) Hill, agjenti i Shërbimit Sekret që hipi në limuzinën e ish-presidentit të vrarë Xhan F. Kenedi (John F. Kennedy), ka vdekur në moshën 93-vjeçare.
Këta lajm e raporton transmetuesi televiziv “CBS News”.
Ndërsa pak e dinë emrin e tij, imazhi i agjentit që zhytet në pjesën e pasme të makinës në një përpjekje të kotë për të mbrojtur presidentin tashmë të goditur në Dallas më 22 nëntor 1963, është i pashlyeshëm.
Z. Hill nuk u shërua kurrë nga atentati dhe vazhdoi të mbante fajin për dekada, aq sa u detyrua të tërhiqej nga Shërbimi Sekret.
“Nëse do të kisha reaguar pak më shpejt, ndoshta do të mund të kisha... Do të jetoj me... Nuk e di... Mendoj. Do të jetoj me këtë derisa të vdes”, tha z. Hill i përlotur në një intervistë për transmetuesin televiziv “CBS”, në vitin 1975.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










___.png)


















































Comments