AGJENCIA SPANJOLLE E LAJMEVE EFE: NOAM ÇOMSKI (CHOMSKY) DOLI NGA SPITALI I SAO PAULOS | EFE PËRGËNJESHTRON ZËRAT PËR VDEKJEN E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 18, 2024
- 1 min read
Shën Pal, Brazil | Shkrimtari dhe filozofi amerikan Noam Çomski (Chomsky) doli nga spitali në Shën Pal (Sao Paulo) në Brazil, ku ishte shtruar në spital që prej 11 qershorit 2024, duke iu nënshtruar terapisë kundër efekteve të goditjes së rëndë që e goditi në 2023.
Kështu shkruan agjencia spanjolle Efe, duke cituar buletinin mjekësor.
Lajmi vjen në fund të një mbrëmjeje në të cilën u përhap lajmi për vdekjen e intelektualit 95-vjeçar, i përgënjeshtruar më pas nga bashkëshortja e tij, Valeria Uaserman (Wasserman).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments