AGJENCIA E LAJMEVE ROJTËRS (REUTERS): ZV/PRESIDENTI I SHBA-ës JD VENS (VANCE) I THA PALËS IZRAELITE SE PO NA FUTNI NË LUFTË ME IRANIN; SHBA-ës NUK DUHET TË PËRFSHIHEN DREJTPËRDREJT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 22
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Gjatë telefonatës në të cilën zyrtarët izraelitë thanë se nuk do të prisnin dy javët e dhëna nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për Teheranin, zëvendëspresidenti amerikan JD Vens (Vance) u përgjigj se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përfshihen drejtpërdrejt dhe la të kuptohej se izraelitët po i tërhiqnin Shtetet e Bashkuara në luftë me Iranin”.
Kështu raportoi agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters), në faqen e saj të internetit, duke cituar burime të njohura me bisedën.
Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) nuk mundi të përcaktojë se kush tjetër mori pjesë në telefonatë, përveç sekretarit Hegsëth (Hegseth).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments