top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AFGANISTAN | MBI 1100 TË VDEKUR + 3251 TË PLAGOSUR NGA TËRMETI; 8000 SHTËPI TË SHKATËRRUARA; SHUMË LOKALITETE MBETEN TË IZOLUARA DHE NUMRI I TË VDEKURVE PRITET TË RRITET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 2
  • 1 min read
ree

Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistanin lindor vazhdon të rritet sipas Gjysmëhënës së Kuqe Afgane.


Të paktën 1124 veta kanë vdekur dhe të paktën 3251 të tjerë janë plagosur në tërmetin që shkatërroi vendin të dielën në mbrëmje.


Organizata raportoi se më shumë se 8000 shtëpi u shkatërruan.


Një vlerësim i mëparshëm i dhënë nga zëdhënësi i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit, i cituar nga gazeta britanike Rojtari (The Guardian), fliste për të paktën 900 vdekje dhe 3000 të plagosur.


Autoritetet thanë se prisnin viktima të mëtejshme pasi ekipet e shpëtimit të arrinin në vende më të izoluara, shumë prej të cilave, mbetën të paarritshme për më shumë se 24 orë pas tërmetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page