A MUND TË DALI PARLAMENTI (KUVENDI) I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MBI PARLAMENTIN EUROPIAN NË PROCESIN E LIGJBËRJES?
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 26, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë para do vitesh u votua ligji i dekriminalizimit, me qëllim “spastrimin e tij nga subjektet kriminalë”.
Bukur fort.
Po tashmë që eurodeputetja Ilaria Salis dhe eurodeputeti Fredi Beleri (në procese penale) pritet që të hyjnë në Parlamentin Europian si duhet vepruar?
A ka ardhur koha që të shfuqizohet ligji kriminal i dekriminalizimit, dhe kjo, edhe për shkak se ai jo vetëm që bie ndesh me konceptin juridik penal të rehabilitimit, por, edhe me atë të barazisë së qytetarëve (çuditërisht në republikën shqiptare të bananeve përdoret fjala shtetas) përpara ligjit (në rastin konkret përpara ligjit zgjedhor)?
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments