top of page
E BARDHË SHIRIT.png

90 FËMIJË U SHTRUAN NË SPITAL | KISHIN NGRËNË KIFLE ME HASHASH TË BLERA PRANË SHKOLLËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 22, 2023
  • 1 min read

Pulamadibogo, Pretoria, Afrikë e Jugut | Dy shitës ambulantë akuzohen për tentativë vrasje në Afrikën e Jugut. Në Afrikën e Jugut, në Pulamadibogo, në veriperëndim të kryeqytetit Pretoria, rreth 90 fëmijë të shkollave fillore u ndjenë të sëmurë, pasi hëngrën kifle të blera para shkollës. Ëmbëlsirat mendohet se kanë pasur kanabis. Fëmijët i kishin blerë kiflet nga dy shitës ambulantë, dhe menjëherë pasi i hëngrën, ata pësuan të përziera, dhe dhimbje stomaku, simptoma që i detyruan të shtroheshin në spital. Më pas, pothuajse të gjithë u liruan me përjashtim të tre nxënësve që u ndaluan për të përfunduar trajtimin mjekësor. Policia arrestoi menjëherë dy shitës ambulantë, të moshës 21 deri në 19 vjeç, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Më 22 shtator 2023, u mbajt seanca në Gjykatën e Magjistraturës. Priten raportet e toksikologjisë për të konfirmuar se ëmbëlsirat përmbanin kanabis. Gjithashtu shqetësim në rritje është fakti se ky nuk është episodi i parë i sëmundjeve tek fëmijët që kanë gëlltitur kanabis të blerë në ëmbëlsirat jashtë shkollës. Në fillim të vitit 8 u shtruan në spital pasi kishin ngrënë biskota. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page