top of page
E BARDHË SHIRIT.png

8.2 MILIONË € PËR REHABILITIMIN E KANALIZIMEVE NË PORTO ROMANO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 6, 2023
  • 2 min read

Updated: Sep 7, 2023


ree

Durrës, Shqipëri | Bashkë me fondin e rindërtimit qeveria i transferoi Bashkisë së Durrësit 8.2 milion euro për të rehabilituar kanalet e ujërave të ndotura në zonën e Porto-Romanos.


Këshilli i Ministrave vendosi në fund të muait gusht, transferimin e një fondi me vlerë 892 milion lekë të rinj, për rehabilitimin e kanaleve të ujërave, në zonën e Porto-Romanos, Kënetës, dhe rrjetit të ujërave të shiut, në qytetin e Durrësit.


Si pas vendimit të qeverisë, financimi në Porto-Romano, dhe në ish-Kënetë, do të përqendrohet në ndërtimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit, që përfshin kanalet bujqësore, të cilat, me popullimin e zonës pas viteve 1990 ndryshuan destinacion, dhe përveç ujit të shiut, aty shkarkohen pa ndërprerje ujërat e zeza.


Pavarësisht investimeve prej dhjetëra milion eurosh, dhe planeve të kryeministrit Edi Rama, për ta kthyer Durrësin në një “Dubai të vogël”, vetëm 54% e qytetit ishte e mbuluar me kanale ujërash të zeza, ndërsa pjesa tjetër, derdhet në natyrë, e përfundonte në det.


Ekspertët e mjedisit vunë në dukje, se mungesa e kanalizimeve, shkakton ndotje të lartë organike të ujërave sipërfaqësore, si pasojë e shkarkimeve urbane të patrajtuara, dhe vlerat e tejkalojnë normën e lejuar, në stacionin e monitorimit në Porto-Romano.


Vendimi i qeverisë, për të ndërhyrë në këtë infrastrukturë, u mor më 30 gusht 2023, dhe erdhi si një pikë shtesë, në vendimin e marrë më herët më 18 shator 2021, përmes të cilit, u vendos që Bashkisë Durrës, t’i transferohej fondi financiar me vlerë 398 milionë lekë të rinj (pa TVSH).


Fondi i investimit është marrë nga buxheti i rindërtimit, dhe e gjithë ndërhyrja parashikohet të kushtojë 1.9 miliardë lekë të rinj, ose rreth 18.4 milion euro.


Zonat e qytetit ku është përqendruar numri më i madh i popullsisë, si Shkozeti, ish-Këneta, Porto-Romano dhe Spitalla, në pjesën më të madhe, i derdhin ujërat e përdorura të banesave dhe të bizneseve në kanalet e hapura bujqësore, të cilat, përfundojnë më pas në det.


Gjithashtu stacioni i pompimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, në ish-Kënetë, i shkarkon ujërat e zeza në kanalin bujqësor, duke përfunduar më pas në det, përmes hidrovorit në Porto-Romano.


Ndërsa qyteti vijon të përballet me përmbytje, në rastet e shirave të dendur, duke i ndotur rrugët e qytetit me ujëra të zeza, për shkak të fryrjes së kanalizimeve, dhe të pusetave, pasi ujërat e zeza dhe të shiut mblidhen në të njëjtin rrjet kanalizimesh.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page