top of page
E BARDHË SHIRIT.png

6 AGJENTË TË SHËRBIMIT SEKRET U DËNUAN ME SANKSIONE ADMINISTRATIVE PËR DËSHTIMIN PËR TË PARANDALUAR PËRPJEKJEN PËR VRASJEN E KANDIDATIT PRESIDENCIAL DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MË 13.07.2024.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 11
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Gjashtë agjentë të Shërbimit Sekret, të cilët, ishin në një tubim zgjedhor më 13 korrik 2024 në Batllër (Butler) të Pensilvanisë, kur një person i armatosur u përpoq të vriste z. Danlld Tramp (Donald Trump), janë vendosur në pushim pa pagesë”, njoftoi të enjten Shërbimi Sekret i ShBA-ës.


Sanksionet administrative përfshijnë pezullime nga 10 deri në 42 ditë. Shërbimi Sekret nuk i bëri të ditur identitetet e gjashtë agjentëve të tij.


Personi i armatosur qëlloi ndaj z. Dalld Tramp (Donald Trump) ndërsa ky po mbante një fjalim në një tubim fushate zgjedhore në Batllër (Butler) të Pensilvanisë, duke e plagosur në veshin e djathtë.


Ai kishte fituar qasje në çatinë e një ndërtese fqinje nga ku mund të shihej z. Tramp (Trump) ndërkohë që mbante fjalim.


Një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri nga personi i armatosur, i cili, u vra nga një snajper.


Shërbimi Sekret ishte nën hetim dhe kreu i tij dha dorëheqjen.


Në një intervistë që do të transmetohet të shtunën, Presidenti Tramp (Trump) tha se Shërbimi Sekret bëri gabime duke mos vendosur një agjent në çatinë e ndërtesës dhe duke mos përfshirë policinë vendore në rrjetin e komunikimit.


Pra, u bënë gabime. Dhe kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, tha ai në një intervistë me nusen e tij, Lara Tramp (Trump), në entin mediatik Faks Njuz (Fox News).


Drejtori aktual i Shërbimit Sekret, Sin Kurran (Sean Curran), ishte një nga agjentët që formuan një mburojë njerëzore rreth tij sapo dëgjuan të shtënat.


Agjencia ka ndërmarrë shumë hapa për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë në të ardhmen”, komentoi ai.


Dy muaj pas tentativës për vrasjen e e tij në Pensilvani, një person i armatosur u gjet i fshehur pranë një fushe golfi të tij në Florida dhe u arrestua me akuzën e komplotit për të vrarë kandidatin e atëhershëm republikan për president.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page