ENTI MEDIATIK “CNN” ZBULOI NJË AUDIO TË VITIT 2024 KU PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRAMP) KËRCËNOI ME BOMBARDIME TË MOSKËS DHE PEKINIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 9
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Danlld Tramp (Donald Trump) tha gjatë një takimi privat me donatorët në vitin 2024 se ishte përpjekur ta bindte Presidentin rus Vladimir Putin të mos sulmonte Ukrainën duke kërcënuar se do ta bombardonte Moskën në shenjë hakmarrjeje”.
Enti mediatik “CNN” e zbuloi këtë, duke cituar një regjistrim audio.
“Nëse shkoni në Ukrainë, unë do ta bombardoj Moskën. Ju them se nuk kam zgjidhje tjetër”, thuhet se i tha Presidenti Tramp (Trump) Presidentit Putin.
“Por pastaj ai më tha se nuk më besonte”, shtoi Presidenti Tramp (Trump).
Presidenti Tramp (Trump) më vonë pretendoi se i dërgoi gjithashtu një paralajmërim të ngjashëm Presidentit kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) në lidhje me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjeshin duke bombarduar Pekinin.
Enti mediatik “CNN” vazhdon të raportojë se deklaratat dyshohet se janë bërë ndërsa Presidenti Tramp (Trump) po përgatitej për një mandat të dytë presidencial.
Regjistrimet audio dyshohet se janë marrë gjatë mbledhjeve të fondeve për vitin 2024 në Jorkun e Ri (New York) dhe Florida, dhe më vonë janë marrë nga z. Josh Dosei (Dawsey), z. Teillër Pegër (Tyler Pager) dhe z. Isak (Isaac) Arnsdorf, të cilët, kanë detajuar disa nga shkëmbimet në librin e tyre të ri.
Skedarët audio nuk janë transmetuar kurrë më parë, dhe fushata e Presidentit Tramp (Trump) ka refuzuar të komentojë mbi regjistrimet.
Enti mediatik “CNN” vazhdon të raportojë se audiot tregojnë një anë agresive të Presidentit Tramp (Trump), i cili, u bën thirrje donatorëve të pasur pas dyerve të mbyllura dhe zbulon strategjinë e tij të politikës së jashtme, duke përfshirë diskutimin e dëbimit të studentëve protestues.
“Një gjë që do të bëja është të dëboja çdo student që proteston nga vendi”, thuhet se tha Presidenti Tramp (Trump) gjatë një mbledhjeje të dytë me dyer të mbyllura për mbledhje fondesh, duke u zotuar të shtypte demonstratat pro-palestineze në kampuset e kolegjeve.
Presidenti Tramp (Trump) iu referua bisedave të tij me Presidentët Putin dhe Shi (Xi), duke argumentuar se do t’i kishte shmangur konfliktet në Ukrainë dhe Gaza nëse do të kishte qenë president në vend të z. Xhëu Baidn (Joe Biden), një pretendim që ai ka vazhduar ta përsërisë ndërsa tani lufton për t’i dhënë fund të dy luftërave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments