PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO T’I DËRGOJMË MË SHUMË ARMË UKRAINËS PËR TË MBROJTUR VETEN; JAM I ZHGËNJYER ME PUTININ; AI DUHEJ TA KISHTE NDALUAR LUFTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 8
- 1 min read
Updated: Aug 10

Uashington, Amerikë | “Do të dërgojmë më shumë armë mbrojtëse. Duhet ta bëjmë këtë. Ata duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten. Po goditen shumë rëndë tani”, tha Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndihmën për Ukrainën gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
“Nuk jam aspak i kënaqur me Presidentin rus Vladimir Putin”, përsëriti Presidenti Tramp (Trump).
“Unë kam aftësinë për të ndaluar një luftë dhe sinqerisht jam i zhgënjyer që Cari nuk u ndal”, shpjegoi presidenti i ShBA-ës Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments