top of page
E BARDHË SHIRIT.png

50 MIJË SKLLEVËR LËKURËZINJ DHE LËKURËVERDHË PRITET TË VIJNË NË SHQIPËRI.

Writer: Erton Duka
Erton Duka
May 8, 2024
2 min read

Tiranë, Shqipëri | Ata do të jenë skllevër, që do t’u shërbejnë oligarkëve gjakpirës dhe klasës politike sunduese, që veprojnë në një sinergji mahnitëse, kur vjen puna për të vjedhur paratë e Buxhetit të Shtetit - një pjesë të të cilave, i investojnë këtu, ndërsa pjesën e luanit, e fshehin jashtë shtetit, sipas parimit: vidh në Shqipëri e fshih në parajsat fiskale.

 

Vjedhjen e parave e kryejnë ashiqare, haptas, ditën për diell, në bashkëpunim me Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat e Shtetit, pa folur këtu për ndihmën që u japin të tjera agjenci dhe institucione të shtetit shqiptar.

 

Ata nuk vjedhin pak, sipas parimit “ha si miu, jo si ariu”, përkundrazi, bëjnë të kundërtën.

 

Ata gjer më tash kanë vjedhur miliarda e miliarda $ nga paratë e Buxhetit të Shtetit - paratë e shqiptarëve - të cilëve, u liberalizuan vizat me qëllim që t’i përzenin nga vendi, tashmë jo me eksode të planifikuara si ato të viteve 1991, por me minieksode, shumatoret e të cilëve po përafrohen me ato të eksodeve të vitit 1991.

 

Ikja e tyre u shërben që ata të mos rebeloheshin ndaj vjedhjeve të tyre.

 

Goret dhe bushtrat e agjit-propit - të cilat i kurdisin nga mëngjesi gjer në darkë - ia shpëlajnë trurin shoqërisë në atë lloj mënyre që edhe vetë Gëbelsi do ta kishte zili.

 

Skllevërit lëkurëzinj e lëkurëverdhë do të dëmtojnë raportet midis punëmarrësve dhe punëdhënësve vendas.

 

Ata do t’i mbajnë pagat në nivele mizerabiliteti, sepse do të jenë të gatshëm ta shesin krahun e tyre të punës shumë më lirë seç e shet një punëmarrës shqiptar.

 

Ata nuk do të kërkojnë të drejta që ju burojnë nga Kodi i Punës i RSh, nga aktet ndërkombëtare të Punës dhe nga konceptet sindikale të Punës.

 

Por jo vetëm, ata në Shqipëri do të sjellin edhe krimin ordiner. Ata do të kryejnë krime që do të çudisin të madh e të vogël, sepse ata vijnë nga vende ku sundojnë parime që burojnë nga kultura konservatore, tejet të kundërta në raport me parimet liberale të shoqërisë shqiptare.

 

Oligarkia gjakpirëse dhe klasa politike sunduese kanë marrë masa, nuk kanë ndenjur duarkryq ndaj së keqes që mund të vijë nga ardhacakët, duke krijuar blloqe banimi - jo si blloku i dikurshëm stalinist - por blloqe të një natyre tjetër, të vendosur nëpër kodra, larg nga qendra e Tiranës, edhe pse për nga siguria nuk mbeten mbrapa atij të kohës së stalinizmit.

 

Sot, më shumë se kurrë, çdo shqiptar/e duhet të kuptojë një herë e mirë, se në Shqipëri nuk ka për të pasur kurrë përparim ekonomik e as përparim demokratik, nqs nuk hidhet në kosh të plehrave klasa politike sunduese dhe simotra e saj, thithlopa gjakpirëse e njohur si oligarkia.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page