top of page
E BARDHË SHIRIT.png

400000 SHQIPTARË GJATË VITIT 2021 U USHQYEN SI QENËR ME 4.4 $ NË DITË | SHKAK KORRUPSIONI QEVERITAR.

Writer: Erton Duka
Erton Duka
Aug 29, 2023
2 min read

Updated: Aug 30, 2023


Redaksionale | Nju Jork, Amerikë | 400 mijë frymë, kryesisht individë që vijnë nga shtresat e mesme dhe të ulta të shoqërisë shqiptare, e kishin tërësisht të pamundur të përballonin një dietë të shëndetshme në vitin 2021, e raportuar kjo nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, e njohur me akronimin (FAO). Për të siguruar një dietë të tillë, një qytetari/eje shqiptar/e i’u desh të shpenzonte së paku 4.4 USD në ditë. Kjo dietë kaq minimaliste, tipike për plebenj, nuk ka të bëjë aspak me ushqimin e shëndetshëm, por, me sasinë e kalorive që i nevojiten një personi në ditë, sa për të mbajtur shpirtin gjallë, sa për të mos ngordhur si qen rrugësh (nga ata qentë pa zot). Kjo gjendeje kaq alarmante në shëndetin publik, në një numër kaq të lartë shqiptarësh (rreth 1/4 e popullsisë që ka mbetur brenda kufijve administrative të republikës), lidhet pikësëpari me vjedhjet marramendëse të miliarda eurove nga buxheti i shtetit, para të cilat burojnë nga taksat, nga mundi dhe nga gjaku i shqiptarëve, vjedhje të cilat kryhen me marifete juridike nga më ordineret, gjer tek ato më të sofistikuarat, vjedhje të cilat kryehen kryesisht nga segmente tejet të kriminalizuara dhe tejet antishqiptare, që sot për sot, administrojnë pushtetin politik në Shqipëri, dhe për pasojë, edhe drejtimin dhe administrimin e tërësisë së institucioneve të shtetit shqiptar, falë kapjes për gryke të të cilëve, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse, nuk ka kusht t’i hetojë, t’i gjykojë, t’i dënojë, t’u sekuestrojë dhe konfiskojë pasurinë e vjedhur materiale, dhe ta rikëthejë atë në vendin që i takon, në buxhetin e shtetit. Përpos sa më lart, ekziston edhe një tjetër anë e situatës së lartparashtruar, ajo që lidhet me ekzistencën e së kundërtës së saj, ajo që lidhet me mbiushqyerjen, me të ngrënit dhe të pirit me cilësi të lartë, dhe njëkohësisht, shumë më shumë seç e lypin nevojat e organizmit, e cila, ka krijuar kushtet që obeziteti të hedhi rrënjë të thella në shoqërinë shqiptare, nga i cili, preken kryesisht individë që i përkasin klasës politike sunduese, klasës së hajdutërisë, klasës së halabakërisë, dhe të tjera segmenteve të kriminalizuara, që i përkasin llumit dhe turpit të shoqërisë shqiptare, të cilët, hanë e pinë si derra majmërie, pa hesap e pa karar, por jo vetëm, tashmë prej shumë kohësh, në menunë e tyre, kanë shtuar edhe drogërat, se helbete, e do robi një vizë kokainë pas buke. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page