300 TË VRARË DHE TË PLAGOSUR NË QENDRËN E SHPËRNDARJES SË NDIHMAVE NË KAN JUNIS (KHAN YOUNIS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 17
- 1 min read

Gazë | “Të paktën 47 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit, ndërsa u mblodhën për të marrë miell pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në Kan Junis (Khan Younis), në jug të Gazës”.
Mbrojtja civile e Rripit e raporton këtë.
Zëdhënësi i organizatës humanitare, Mahmoud Bassal, i tha agjencisë së lajmeve “AFP” se dronët hapën zjarr mbi njerëzit.
Disa minuta më vonë, tanket izraelite qëlluan disa herë.
Mbi treqind palestinezë, përfshirë të vdekur dhe të plagosur, mbërritën në spitalin Nasser.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments