top of page
E BARDHË SHIRIT.png

USHTRIA E IZRAELIT ZBULOI DHE VULOSI ME 250 METRA KUB BETON NJË TUNEL TË HAMASIT I GJENDUR PRANË SPITALIT EVROPIAN TË KAN JUNISIT (KHAN YUNIS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17
  • 1 min read
ree

Gazë | Batalioni i inxhinierisë së Brigadës Golani, me ndihmën e ushtarëve të Njësisë elitare Yahalom, zbuloi dhe vulosi një tunel terrorist të Hamasit pranë Spitalit Evropian të Kan Junisit (Khan Yunis), në jug të Rripit të Gazës”, konfirmoi ushtria të martën.


Vulosja e tunelit përfshinte përdorimin e kamionëve dhe mikserëve të çimentos për të derdhur 250 metra kub beton, shtoi ushtria, duke vënë në dukje se operacioni u krye me saktësi dhe kujdes për të shmangur dëmtimin e ndërtesës së spitalit.


Kjo pasoi dy javë operacionesh nga ushtarët e Brigadës Golani, të cilët, së bashku me forcat speciale të IDF-së dhe inteligjencën, kryen operacionet për të gjetur dhe hartëzuar një infrastrukturë nëntokësore në shkallë të gjerë të Hamasit pranë Spitalit Evropian.

ree

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page