25 VENDE NËNSHKRUAN DEKLARATË | KËRKOJNË QË LUFTA NË GAZË TË PËRFUNDOJË TANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21, 2025
- 1 min read

Romë, Itali | “Ne, të nënshkruarit e listuar më poshtë, jemi të bashkuar nga një mesazh i thjeshtë dhe urgjent: lufta në Gaza duhet të përfundojë tani”.
Kjo thuhet në një deklaratë nga Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, së bashku me kolegët e tij nga 24 vende të tjera evropiane dhe jo-evropiane.
Teksti u nënshkrua nga krerët e diplomacisë së:
1- Mbretërisë së Bashkuar.
2- Italisë.
3- Australisë.
4- Austrisë.
5- Mbretërisë së Belgjikës.
6- Kanadasë.
7- Mbretërisë së Danimarkës.
8- Estonisë.
9- Finlandës.
10- Francës.
11- Islandës.
12- Irlandës.
13- Japonisë.
14- Letonisë.
15- Lituanisë.
16- Dukatit të Madh të Luksemburgut.
17- Holandës.
18- Zelandës së Re.
19- Mbretërisë së Norvegjisë.
20- Polonisë.
21- Portugalisë.
22- Sllovenisë.
23- Mbretërisë së Spanjës.
24- Mbretërisë së Suedisë.
25- Konfederatës së Zvicrës.
26- Komisioneri i BE-së për Barazinë, algjeriani i lindur në Belgjikë Hadja Lahbib.
Dokumenti gjithashtu hedh poshtë çdo ndryshim demografik të detyruar, si në Rripin e Gazës ashtu edhe në pjesën tjetër të territoreve të pushtuara palestineze; bën thirrje për ndalimin e çdo vendbanimi të ri në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor; përsërit mbështetjen për planin arab të paqes.
Ai gjithashtu bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi dhe, në të njëjtën kohë, për t'i dhënë fund kufizimeve në rrjedhën e ndihmës për popullsinë civile palestineze të varfër të Gazës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments