top of page
E BARDHË SHIRIT.png

2 TURISTE BELGE HUMËN RRUGËN NË FSHATIN KLLOJKË | U SHPËTUAN NGA POLICIA E SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 12, 2024
  • 2 min read

Fshati Kllojkë, Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit kumtoi se ka shpëtuar dy turiste belge, të cilat, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur.

Pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turisteve të huaja.

Shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, iu kanë shkuar në ndihmë turisteve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje.

Njoftim | Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë Nr. 1, i vjen në ndihmë 2 turisteve nga Belgjika, të cilat, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë orëve të pasdites, u krye në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin.

Sot rreth orës 17:00, është marrë njoftim se 2 turiste nga Belgjika, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Kllojke, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turisteve të huaja.

Shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse iu kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page