top of page
E BARDHË SHIRIT.png

15 TË VDEKUR NË PËRLESHJET MES FRAKSIONEVE RIVALE TË KARTELIT TË DROGËS SË SINALOAS | RIVALITET I BRENDSHËM BRENDA KARTELIT TË THEMELUAR NGA SHKURTABIQI (EL ÇAPO) I CILI GJENDET NË BURG NË AMERIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 14, 2024
  • 1 min read

Sinaloa, Meksikë | Të paktën 15 veta vdiqën në veriperëndim të Meksikës, në shtetin Sinaloa, në një përleshje të armatosur midis dy fraksioneve rivale brenda të njëjtit kartel të trafikut të drogës, atij të Sinaloas, i themeluar nga Joaquin Guzman “El Chapo”, e thënë në shqip Shkurtabiqi, i cili gjendet në burg në Shtetet e Bashkuara, i dënuar me heqje të përjetëshme lirie.

 

Dy fraksionet drejtohen njëri El Çapo dhe djemtë e tij, tjetri nga 76-vjeçari Ismael “El Mayo” Zambada, gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, ku ndodhet i ndaluar.

 

Trupat e të vrarëve në përleshje u braktisën rrugëve.

 

Forcat federale të sigurisë kanë dërguar përforcime në Sinaloa.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page