14 DHJETOR 1503 | LINDI NOSTRADAMUS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 15, 2023
- 1 min read
Paris, Francë | 14 dhjetor 1503: Mishel dë Nostradam (Michel de Nostredame), i njohur si Nostradamus, lindi në Saint-Rémy de Provence, Francë.
Fillimisht i arsimuar në mjekësi në Universitetin e Montpelierit, ai u zhvendos drejt astrologjisë në vitin 1547.
Fama e tij u rrit me “Les Profeties”, në 1555, një koleksion prej 942 profecish, që parashikonin ngjarje të ardhshme.
Kjo vepër fitoi patronazh mbretëror me mbretëreshën franceze, Katerina de Mediçi (Catherine de' Medici), por gjithashtu nuk ishte pa polemika.
Kritikët argumentuan se parashikimet e tij ishin të paqarta, dhe mund të zbatoheshin për pothuajse çdo ngjarje, ndërsa mbështetësit besojnë se ato kanë parashikuar ngjarje si ngritja e Hitlerit, Revolucioni Francez, dhe sulmet e 11 shtatorit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments