12000 ARTIKUJ TË BOTUAR NË UEBSAIT DHE PO AQ NË FAQEN E SAJ NË FB | NUK NDALET CENSURA NGA FACEBOOK NDAJ AGJENCISË TELEGRAFIKE VOX (VOKS).
- Erton Duka

- Apr 23, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Edhe pse një media e re, Agjencia Telegrafike Vox ka ngjallur kureshtje të madhe të lexuesit/et për botimet e saj.
Prej një viti ajo ka botuar mbi 12000 artikuj në uebsaitin e saj www.007vox.com dhe po aq në faqen e saj në FB.
Artikujt e saj nuk i krehin bishtin askujt, por janë një pasqyrim i paanëshëm i realitetit kombëtar dhe atij ndërkombëtar.
Gjatë muajit tetor të vitit 2023 ajo i kaloi mbi 130000 shqytime në muaj, me trend rritës gjer në 1 milion shqyrtime mujore.
Por, prej muajit tetor të vitit 2023 Agjencia Telegrafike Vox (Voks) po has vështirësi të mëdha në platformën sociale virtuale Facebook, e cila, e censuron fort, duke penguar qasjen e përdoruesve të platformës te përmbajtjet e saj, duke penguar rritjen e numërit të pëlqyesve/pëlqyeseve - ndjekësve/ndjekseve, dhe njëkohësisht, duke i kufizuar për një kohë shumë të gjatë ushtrimin e opsionit të reklamimit.
Kufizimi i fundit për ushtrimin e opsionit të reklamimit ndaj Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) u vendos dje, dhe zgjat gjer në mesin e muajit qershor.
Pikërisht këto pengesa dhe kjo trysni e madhe censure nga platforma sociale virtuale Facebook ka bërë që Agjencia Telegrafike Vox (Voks) të mbetet me 1500 ndjekës/e, kur, në rrethana të tjera të mosekzistencës së censurës, ajo tashmë do të kishte minimalisht 100000 ndjekës/e.
Natyrisht, Ne i kemi kundërshtuar masat e censurës të ndërmarra nga FB, por nuk po marrim përgjigje për ankimet tona.
Ankim për politikën kriminale të censurës të ushtruar ndaj Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) nga FB kemi kryer edhe te Bordi Drejtues i FB.
Falenderojmë çdo lexues/e tonin dhe u bëjmë thirrje që të trokasin në adresën www.007vox.com, pasi në Internet, tash për tash, nuk censurë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































