1 MILION EURO PËR MOZAIKUN | SË SHPEJTI NË SHESH DO TË RIVENDOSET BUSTI I STALINIT DHE I ENVERIT.
- Erton Duka

- May 24, 2023
- 2 min read

Nga z. Erton Duka*. *Përveç të tjerash, botues dhe drejtor i Agjencisë Telegrafike Vox (Voks). Tiranë Shqipëri | Qarqet e majta politike të Bashkimit Europian, në bashkëpunim me qeverinë qendrore të R.Sh, kanë shpenzuar diku tek 1 milion euro, për të restauruar mozaikun e Muzeut Kombëtar, akt me të cilin kanë kontribuuar në vazhdimin e fallsifikimit të historisë së Shqipërisë e të trushpëlarjes masive, të talljes dhe të poshtërimit publik, më viktimat e xhelatëve titisto-stalinisto-pol-potistë, dhe jo të ruajtjes gjoja të trashëgimisë së saj kulturore. Nqs do të ishte kështu, nqs do të kishte pasur synime dhe qëllime institucionale vendore dhe ndërkombëtare, për ruajtjen e saj, së pari, do të duhej të ishin vendosur në konservim dhe në restaurim objektet ku u kryen dënime politike, vendet e internimit e të përndjekjes politike, vende të tmerrshme ku qytetarve u shkeleshin dhe u mohoheshin në mënyrat më kriminale liritë dhe të drejtat themelore njerëzore, një pjesë e mirë e të cilëve, nuk vinin as nga radhët e atyre që njihen si Klasat e Përmbysura, nga Borgjezia e Madhe dhe e Vogël e kohës, as nga Balli Kombëtar e nga Legaliteti, por vinin pikërisht nga radhët e atyre shtresave shoqërore që u investuan për opurtunizëm politik e material, si vegla qorre të Beogradit e të Moskës, në ngritjen e regjimit gjakatar titisto-stalinist, që do të thotë, se, të rrallë mund të jenë ata që sot për sot janë pjesë përbërëse ose kanë lidhje politike me të Majtën në pushtet, që nuk kanë pasur të afërm të tyre të hetuar në mënyra çnjerzore nëpërmjet torturash mesjetare, të ekzekutuar e të lënë pa varr, e njëkohësisht të mbajtur nëpër burgje, kampe pune e internimi për vite të tëra, nën përndjekjen e agjenturës së bandës kriminale të njohur si ish-Sigurimi i Shtetit. Të tjera vende, që do të duhej të ishin vendosur në konservim, e më pas në reastaurim e në shfrytëzim për edukim politik (në veçanti të rinisë), pse jo, edhe si vende tërheqjeje (atraksioni) turistike, do të duhet të ishin rreth treqind e ca vend-ekzekutime, që përdoreshin prej bandës kriminale të lartpërmendur, për të vrarë pa gjyq cilindo që dyshohej si element kundërshtar i regjimit, në të cilat, publiku mund të njihej në vetë të parë me anën më të errët të historisë politike shqiptare gjysëmshekullore ultra të kriminalizuar, e shprehur me anë të disa prej atyre atyre figurave simbol, që janë ekzpozuar krenarisht e paturpësisht në ballinën e Muzeut Kombëtar.
Natyrisht, që vënia në jetë e këtyre akteve, kaq qytetare, politike, demokratike, e njëkohësisht kulturë e historimbrojtëse, së pari, do të kërkonte vetëdije të lartë institucionale, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, ndërsa së dyti, do të kërkonte liri, liri nga vargonjtë ideollogjike e antshqiptarë, të cilët, duan me çdo kusht e me çdo mjet, që një nga periudhat më të errëta e më të njollosura me krime, me shkelje flagrante të Lirive dhe të të Drejtave Themelore Njerëzore, me poshtërsi e me ligësi nga më të paimagjinueshmet, të historisë politike të Shqipërisë, ta paraqesin si një histori suksesi të saj.









___.png)












































Comments