top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


KAMERUN | PAPA LEO XIV-të U DËRGOI MESAZH TË RINJVE TË KAMERUNIT; U KËRKOI TË REFUZOJNË ABUZIMIN DHE DHUNËN POR EDHE FITIMIN E LEHTË.
Dualla (Douala), Kamerun | Në homelinë e tij në Meshën në Daulla (Douala), Papa Leo XIV-të u dërgoi një mesazh të rinjve të Kamerunit. “ Shumëzojini talentet tuaja me besimin, këmbënguljen dhe miqësinë që ju frymëzojnë. Qofshi të parët që do të jeni fytyrat dhe duart që u sjellin të tjerëve bukën e jetës; ushqim urtësie dhe shpengimi nga gjithçka që nuk na ushqen, por përkundrazi na ngatërron dëshirat e mira dhe na grabit dinjitetin tonë. Edhe në vendin tuaj të frytshëm, Kame
Agjencia Telegrafike Vox


KAMERUN | PAPA LEO XIV-të: MADHËSHTIA E NJË VENDI NUK MATET NGA PASURIA E TIJ; NA DUHEN NDËRGJEGJE TË DREJTA TË EDUKUARA NË TË VËRTETËN.
Jaunde (Yaoundé), Kamerun | “ Madhështia e një kombi nuk mund të gjykohet vetëm nga bollëku i burimeve të tij natyrore, as edhe nga pasuria materiale e institucioneve të tij ”. Kështu tha Papa Leo XIV-të gjatë një fjalimi në Universitetin Katolik të Jaundesë (Yaoundé) - duke nënvizuar se asnjë shoqëri nuk mund të lulëzojë nëse nuk është e themeluar mbi ndërgjegje të drejta, të edukuara në të vërtetën. “ Ndërgjegjja njerëzore është themeli mbi të cilin duhen hedhur themelet e
Agjencia Telegrafike Vox


KAMERUN | PAPA LEO XIV-të: AFRIKA DUHET TË ÇLIROHET NGA MURTAJA E KORRUPSIONIT; BOTA UNIVERSITARE DUHET TË TRANSMETOJË VLERA QË LIDHEN ME DREJTËSINË DHE ME NDERSHMËRINË.
Jaunde (Yaoundé), Kamerun | Papa Leo XIV-të nxiti botën universitare të transmetojë vlera të tilla si drejtësia dhe paanësia, integriteti, ndjenja e shërbimit dhe përgjegjësia. Afrika dhe bota kanë nevojë për njerëz që janë të përkushtuar për të vënë aftësitë e tyre në shërbim të së mirës së përbashkët. “ Mos e tradhtoni këtë ideal fisnik ”, tha Papa Leo XIV-të duke folur para profesorëve të Universitetit Katolik, ku vuri në dukje se Afrika ka nevojë të çlirohet nga plaga e k
Agjencia Telegrafike Vox


KAMERUN | PAPA LEO XIV-të: MJERË ATA QË E PËRKULIN EMRIN E ZOTIT PËR OBJEKTIVAT E TYRE USHTARAKE + EKONOMIKE + POLITIKE.
Bamedë, Kamerun | “ Mjerë ata që i përkulin fetë dhe vetë emrin e Zotit për objektivat e tyre ushtarake, ekonomike dhe politike, duke e zvarritur atë që është e shenjtë në më të ndyrën dhe më të errëtën ”. Kështu tha Papa Leo XIV-të gjatë vizitës së tij në qytetin e Bamendës, kryeqytetin e Kamerunit veriperëndimor, një vend i konfliktit shumëvjeçar midis separatistëve anglofonë dhe qeverisë qendrore. “ Përballë një bote të kthyer përmbys, të dominuar nga ata që investojnë në
Agjencia Telegrafike Vox


KAMERUN | PAPA LEO XIV-të: PAQJA NUK ËSHTË PARRULLË; AJO NUK DUHET TË BAZOHET NË KËRCËNIME DHE ARMË; SHTETARËT DUHET TË KENË MENDJE TË KTHJELLËT DHE NDËRGJEGJE TË PASTËR.
Jaunde (Yaoundé), Kamerun | Në fjalimin e tij të parë në Kamerun, Papa Leo XIV-të kujtoi nevojën për të hedhur poshtë logjikën e dhunës dhe të luftës, për të përqafuar një paqe të themeluar mbi dashurinë dhe drejtësinë. “ Një paqe e paarmatosur, domethënë jo e bazuar në frikë, kërcënime apo armatime dhe çarmatosëse, sepse është e aftë të zgjidhë konfliktet, të hapë zemrat dhe të gjenerojë besim, empati dhe shpresë. Paqja nuk mund të reduktohet në një slogan; ajo duhet të mish
Agjencia Telegrafike Vox


ALGJERI | PAPA LEO XIV-të: PAQJA ËSHTË E MUNDUR; HISTORIA MUND TË NDRYSHOJË.
Annaba, Algjeri | Papa Leo XIV-të dërgoi një mesazh shprese nga Annaba, pavarësisht momentit të vështirë ndërkombëtar. “ Kur pyesim veten se si është e mundur një e ardhme drejtësie dhe paqeje, harmonie dhe shpëtimi, le të kujtojmë se po i bëjmë Zotit të njëjtën pyetje si Nikodemi. Amund të ndryshojë vërtet historia jonë? Jemi kaq të ngarkuar me probleme, gracka dhe mundime! A mund të fillojë vërtet jeta jonë nga e para? Po ”. Kështu tha Papa Leo XIV-të në predikimin e tij në
Agjencia Telegrafike Vox


PAPA LEO XIV-të IU PËRGJIGJ PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ME NJË PASAZH NGA UNGJILLI.
Vatikan | “ Ajo që po them nuk është në asnjë mënyrë një sulm ndaj askujt ”. Kështu tha Papa Leo XIV-të gjatë një fluturimi për në Algjeri. “ Unë nuk jam politikan. U bëj thirrje të gjithë njerëzve të ndërtojnë ura për paqe dhe pajtim dhe të kërkojnë mënyra për të shmangur luftën ”, tha Papa Leo XIV-të. “ Nuk kam frikë nga administrata Tramp (Trump) ”, tha Papa Leo XIV-të. Presidenti Tramp (Trump) e akuzoi Papa Leo XIV-të se po ndiqte një politikë të jashtme të tmerrshme. Nga
Agjencia Telegrafike Vox


PAPA LEO XIV-të: NË LIBAN EKZISTON NJË DETYRIM MORAL PËR TË MBROJTUR POPULLSINË CIVILE; BOTA NUK DUHET TA HUMBASË VËMENDJEN PËR UKRAINËN.
Vatikan | “ Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta humbasë vëmendjen nga tragjedia e luftës në Ukrainë. Gjithashtu, në këto ditë dhimbjeje, frike dhe shprese të pamposhtur, jam më afër se kurrë popullit të dashur libanez. Parimi i humanitetit, i gdhendur në ndërgjegjen e çdo personi, njihet në të drejtën ndërkombëtare dhe përfshin detyrimin moral për të mbrojtur popullsinë civile nga efektet e tmerrshme të luftës. U bëj thirrje palëve në konflikt të ndërpresin zjarrin dhe të kë
Agjencia Telegrafike Vox


PAPA LEO XIV-të: NË MBRETËRINË E PERËNDISË NUK KA AS SHPATË DHE AS ZHURMË; MJAFT ME IDHUJTARINË E VETES DHE TË PARAVE; MJAFT ME SHFAQJEN E FORCËS; MJAFT ME LUFTËN.
Vatikan | “ Në Mbretërinë e Perëndisë, nuk ka shpatë, as zhurmë, as hakmarrje, as fitim të padrejtë ”. Kështu tha Papa Leo VIX-të në thirrjen e tij për paqe sonte në Shën Pjetër. “ Këtu kemi një pengesë për atë delirium të plotfuqishmërisë që po bëhet gjithnjë e më agresiv përreth nesh, madje edhe Emri i shenjtë i Perëndisë po tërhiqet në biseda për vdekjen, por ata që luten nuk vrasin ose nuk kërcënojnë me vdekje ”, tha Papa Leo XIV-të. Në vend të kësaj, ai denoncon, ata që
Agjencia Telegrafike Vox


PAPA LEO XIV-të: ATA QË HEDHIN BOMBA NUK JANË TË KRISHTERË; ZOTI NUK BEKON KURRË ASNJË KONFLIKT.
Vatikan | “ Ju jeni shenja shprese në një botë të shënuar nga dhuna absurde dhe çnjerëzore, e cila, e nxitur nga lakmia dhe urrejtja, përhapet me egërsi në të njëjtat toka që panë lindjen e shpëtimit, të përdhosura nga blasfemia e luftës dhe brutaliteti i biznesit, pa marrë parasysh jetën e njerëzve, të konsideruar si efekti maksimal anësor i interesave të tyre. Por asnjë interes nuk mund të vlejë sa jeta e më të dobëtve, na ndihmoni të shpallim qartë se Zoti nuk bekon asnjë
Agjencia Telegrafike Vox


PAPA LEO XIV-të: E MIRËPRES ME KËNAQËSI SHPALLJEN E ARMËPUSHIMIT; VETËM NËPËRMJET NJË KTHIMI NË NEGOCIATA MUND TË PËRFUNDOJË LUFTA.
Vatikan | “ Pas këtyre orëve të fundit të tensionit të madh në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën, mirëpres me kënaqësi dhe si shenjë shprese të zjarrtë njoftimin e një armëpushimi të menjëhershëm dyjavor. Vetëm nëpërmjet një kthimi në negociata mund të përfundojë lufta. Ju bëj thirrje ta shoqëroni këtë kohë pune delikate diplomatike me lutje, duke shpresuar që hapja ndaj dialogut të bëhet mjeti për zgjidhjen e situatave të tjera konfliktuale në botë. Unë përsëris ftesën
Agjencia Telegrafike Vox


PAPA LEO XIV-të: KËRCËNIME PËR POPULLIN IRANIAN? E PAPRANUESHME; SHUMË FËMIJË DHE TË MOSHUAR JANË PLOTËSISHT TË PAFAJSHËM; DO TË ISHIN VIKTIMA TË LUFTËS.
Vatikan | “ Sot, siç e dimë të gjithë, ekzistonte ky kërcënim kundër të gjithë popullit të Iranit. Kjo është vërtet e papranueshme. Sigurisht që ka çështje të së drejtës ndërkombëtare këtu, por shumë më tepër. Është një çështje morale për të mirën e të gjithë popullit. Dua t'i ftoj të gjithë të mendojnë, në zemrat e tyre, me të vërtetë, për shumë njerëz të pafajshëm, kaq shumë fëmijë, kaq shumë të moshuar, krejtësisht të pafajshëm, të cilët, do të ishin gjithashtu viktima të
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


